• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRENDA LABORATORIT TË HEROINËS NË HAS/ Rrëfimi i plakut: Na thanë që do… (PAMJET)
Home
Sociale

BRENDA LABORATORIT TË HEROINËS NË HAS/ Rrëfimi i plakut: Na thanë që do… (PAMJET)

3 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga Anila Hoxha

Ne te 78 vitet e jetes se tij Mustaf Shuti mendonte se i kishte kaluar te gjitha llojet e dallgeve. 16 vite ne miniere aq sa i lane ne vazhdim nje semundje te eger mushkerish.

Me tej koperative dhe pese femije per ti rritur. Pastaj e shoqja ‘u ngjit’ per krevati nga nje paralize e befte.

‘Po asgje asgje nuk ishte dhe nuk i ngjan kesaj te fundit’ , ofshan Mustaf Shuti. Asgje me e rende se shija e prangave me thote. Mustaf Shuti ka zene krevatin, ai ne njerin krah dhe tjetra dhe plaka nw krahun tjeter.

‘Më lanë, më lanë arrest shtëpie, mirë boll bënë, po ku do shkoj, jam i sëmure, jam duke ikur’. Mustaf Shuti jeton në Brenoge të Hasit, një fshat që u be i njohur as për largimin masiv të djemve drejt Anglise, as për dëborën që i bllokon e i mbyll pesë muaj të vitit. Por për nje laborator droge.

‘Erdhi policia … ata hyne ne oborr dhe gjithandej… kerkuan te dinin, kush eshte zot shtepie ketu pyeten? U ngrita nga krevati dhe ju tregova drejt, une jam u thashe’. Mustaf Shuti kembengul se i kane mashtruar.

Varferia e ka ngulur ne fshat dhe jane nder te paktat familje qe nuk u larguan dot as ne emigracion dhe as larg Kukesit. Ne lagjen ku jeton familja Shuti me 7 anetare, kane ikur 6 familje. Ndertesat po rrenohen. Edhe plakut Mustafe, i ka ikur njeri nga djemte ne Zelande te Re, por ai nuk e ktheu me koken pas, as per nene e as per babe.

Djali me te cilin jeton XHevit Shuti, 48 vjeç, para gjashte viteve filloi te punoje si shofer i linjes Has-Durres.

Plaku Mustaf dhe biri Xhevit, kane njejte emrat si turqit e telenovelave me trafikante dhe si 2 turqin e tjere qe nuk u arrestuan. Mes kolles qe nuk i ndahet plaku Xhevit shtrengon gjoksin dhe hesht kur e pyes a eshte trafikant?

‘Çeshte kjo pune-peshperit-ne jemi ca fukarenj te genjyer’. Mustaf plaku me tregon se ATA ishin lidhur me te birin, i kishin thene se do hapnin nje punishte per bimet medicinale dhe se u duhej ‘nje cope shtepi me qera’.

ATA erdhen te mekuren ne darke, dhe ju thashe se kur te benin ilace medicinale, mbase do me jepnin dicka edhe per kollen. Se ishte droge kurre nuk mund ta mendoja.

Te enjten ne mengjes plaku Mustafe tregon se u kishin kerkuar atyre te firmosnin nje dokument per qera. Por ATA nuk kishin pranuar. Kush jane ATA e pyes. Nese i shoh do ti tregoj me thote, sepse nuk i harroj. E kisha boll varferine thote. Por tre veta nga shtepia arrest, eshte boll e rende.

Plaku Mustafë, degjon zhurmen qe le sepata jashte ne oborrin e nje shtepie, ne te cilen jetojne te gjithe ne nje dhome. Nusja e shtepise me tre femije te vegjel, po ben gati drute e dimrit. Do vije debora thote, ka vaktin, po edhe qeveria eshte ne vakt te vet e mund ti gjeje trafikantet e vertete- thote Mustaf Shuti’.

Tre dite ne paraburgim s’jane asgje thote, djali ne burg thote s’eshte asgje, as nusja që qe ne burg s’eshte asgje … para forces qe me duhet per ti bindur te gjithe, se jemi ca te genjyer’.

Po kryet shendosh thote … kryet shendoshe.

Ne vendin e laboratorit Anila Shuti po fut drute e dimrit. Vajza e shtepise po djeg rakine, do ta shesin. Dy djemte e tjere me i madhi ne klase te tete, me shikon me bisht te syrit atletet e njeriut qe pe shoqeron. Jane firmato i thote shoqeruesi im, por ai nuk e ka idene, mban te veshura nje pale opinga te shkelura dhe plot bajga lopesh.

Dhe te mendosh qe ne shtepine e tyre u gjet nje laborator droge me mbi 100 kg morfine. Dhe te mendosh qe baba i tij, gjyshi i tij , nena e tij dyshohen si trafikante. Se bashku me biznesmenin Admir Hoxha, qe jeton ne arrati dhe qe ne afersi te areoportit ka nen pronesi nje nga restortet me luksoze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENT NË ITALI/ Një avion i vogël bie në Venecia, 2 të vdekur
Previous article NË PRITJE/ Meta e dekreton Sandër Lleshin në këmbim të KLSH-së?

F.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT