• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BRENDA KËTIJ MANDATI RRISIM PAGAT E MËSUESVE ME 40%”/ Rama: Rishikojmë emërimet e drejtorëve të shkollave
Home
Politikë

“BRENDA KËTIJ MANDATI RRISIM PAGAT E MËSUESVE ME 40%”/ Rama: Rishikojmë emërimet e drejtorëve të shkollave

19 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara mësuesve, deklaroi se qeveria e tij do ta mbajë premtimin, për të rritur pagat e mësuesve me 40 përqind, brenda këtij mandati.

“Rritja e pagave për ju 40 përqind do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati. Mësuesit sot punojnë në kushte shumë më të mira, por ka edhe shkolla që kanë nevojë të rindërtohen. Nxënësve t’ju japim më shumë zeje dhe të ushtrohen, për të pasur një zanat në të ardhmen. Ne do të fusim anglishten që në klasën e parë. Këtë e bëjmë, që shqipja dhe anglishtja të jenë dy gjuhë, që të njihen nga fëmijët e Shqipërisë. Kemi mësues që janë më mirë se edhe drejtorët. Të njëjtën gjë që bëjmëë me mësuesit, të bëjmë edhe me drejtorët. Drejtorët nuk duhet të jenë monoklaturë e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive”, tha Rama.

Edi Rama u shpreh se shoqëria respekton mësuesit, me kontributin e tyre në çdo sfidë e vështirësi për mësim-dhënie.

“Respekt i çmuar për mësuesit që dhanë mësim në kohë pandemie, sfiduan çdo vështirësi. U jam falënderues dhe gjithë shoqëria po ashtu falënderon ata mësues, që kanë punuar ditë e natë dhe janë vënë në dispozicion të nxënësve. Kjo ishte punë që iu shërbeu edhe shumë mësuesve dhe mësueseve. Sot që po dalim nga tuneli i pandemisë dhe puna është bërë me kaq shumë ritëm e efikasitet. Ne jemi përballur prej vitesh me fenomenin shqetësues të shkollave kolektive. Mësimi online nuk e zëvendëson dot mësimin e drejtpërdrejtë. Por, patjetër që mësimi online është lojë e shtuar”, deklaroi Rama.

Më tej, Rama foli edhe për drejtorët, duke thënë se do kihet më kujdes me emërimet e drejtuesve, që të mos jenë nën varësi të deputetëve apo zyrtarëve politikë.

“Jam krenar për mësuesit dhe mësueset e Shqipërisë, jo aq krenar për drejtorët e shkollave. Jam krenar që kemi mësues të qetë, në raport me të drejtën e ushtrimit të profesionit, të patrazuar nga politika apo gjëra të tjera, që e kanë pengua punën tuaj. Mësuesit nuk i lëviz njeri nga vendi i punës me arbitraritet. Figurën e mësuesit do vazhdojmë ta lartësojmë. Me punën, keni treguar shkallë qytetarie në raport me njerëzit, sepse ka qenë punë mbi punë. Kjo punë nuk ka pasur ndonjë shpërblim të veçantë, por përpos atij ushqimi që e ushqen vazhdimisht mësuesi, sepse është përhapës i dritës. Nuk harrojmë detyrimin për rritje shpërblimi ndaj jush”, përmbylli Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COPPA ITALIA/ Pas një kundërsulmi perfekt, talenti Kulusevski realizon një SUPER GOL. Atalanta proteston (VIDEO)
Previous article BERISHA "NON GRATA"/ Minxhozi: SHBA ka hyrë në vathën e politikës shqiptare, ka kapur prej brirësh dashin që prinë kopenë

Delo.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT