• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRENDA DHJETORIT DOSJET E KORRUPSIONIT TRANFEROHEN NË SPAK/ Të rrezikuar Meta, Berisha, Llalla, Koni, 6 deputetë dhe mbi 100 kriminelë
Home
Politikë

BRENDA DHJETORIT DOSJET E KORRUPSIONIT TRANFEROHEN NË SPAK/ Të rrezikuar Meta, Berisha, Llalla, Koni, 6 deputetë dhe mbi 100 kriminelë

27 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Brenda muajit dhjetor të gjitha dosjet e korrupsionit që ndodhen te Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe te prokuroritë e tjera të rretheve do të transferohen te Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Në nëntor kjo prokurori do jetë gati dhe ligji detyron prokuroritë e tjera që të kalojnë aty të gjitha dosjet që janë pjesë e kompetencave të SPAK. Institucioni i cili do të dorëzojë gjithçka është Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në këtë prokurori janë plot 560 dosje, nga të cilat rreth 170 do të kalojnë te Prokuroria e Posaçme, ndërsa të tjerat do shpërndahen sipas kompetencave. Bëhet fjalë për 170 dosje korrupsioni dhe krimi të organizuar që janë në proces hetimi për vite e vite me radhë. Neni 57 i ligjit për organet që do luftojnë korrupsionin, e ka detajuar mënyrën se si do të transferohen dosjet. “Deri në fillimin e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, kompetenca e saj për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, për veprat penale apo subjektet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, ushtrohet përkatësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore apo Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas kompetencës dhe juridiksionit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ditën e fillimit të funksionit të Prokurorisë së Posaçme, çështjet nën hetim apo gjykim i transferohen menjëherë për ndjekje kësaj prokurorie”, thuhet aty.

Dosjet e korrupsionit

Te Krimet e Rënda është ngritur një grup pune për seleksionimin e dosjeve, ndërkohë që të njëjtën gjë do bëjnë dhe prokuroritë e rretheve, sidomos ajo e Tiranës. Por kush janë më të rrezikuarit? Gazeta po tregon me detaje se kush janë disa prej dosjeve të bujshme të krimit dhe korrupsionit që do të transferohen te SPAK brenda vitit. Çështja e parë është ajo në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ndaj tij janë ngritur 4 akuza penale dhe pas shumë zvarritjesh çështja është ende nën hetim. Llalla tentoi të bllokonte shtyrjen e afateve hetimore, por nuk ka asnjë shpëtim tani. Dosje tjetër është padia e Izet Haxhisë ndaj Sali Berishës. Haxhia e akuzon Berishën për 23 vepra të rënda penale dhe po jep deponimet e tij për secilën ngjarje. Automatikisht dosja kalon te SPAK sipas ligjit. Dosje tjetër që kalon është ajo CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara ka bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Ilir Meta për shkelje me kontraktimin e DIA. Dosja është në hetim dhe nuk është pushuar, çka do të thotë se kalon te SPAK. Çështje tjetër korrupsioni është ajo ndaj rektorit Mynyr Koni. Ka një padi në prokurori ndaj tij, të bërë nga ish-rektori Dhori Kule dhe kjo dosje do të kalojë po te SPAK. Po ashtu, dosje tjetër është ajo e abuzimit me rrugën Tiranë-Elbasan. Ndërkohë drejt SPAK pritet që të kalojnë dhe 3 dosje të bujshme që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranës. E para është ajo e hetimeve për kontraktimin e CEZ nga qeveria “Berisha”. Janë rreth 21 zyrtarë të paditur nga Kuvendi. Kjo dosje është ende në hetim, por sipas ligjit ajo është kompetencë e SPAK, pasi akuzohet ish-kryeministri Berisha dhe disa ish-ministra. Dosje tjetër është ajo e lobimeve të PD në SHBA, ku i pandehur është marrë kreu demokrat Lulzim Basha. Tjetër çështje është ajo e aferës me Unazën e Madhe, që po ashtu do kalojë te SPAK. Të rrezikuar në këtë mes janë dhe 6 deputetë e ish-deputetë. Sipas burimeve, ILDKP ka kallëzuar penalisht në 2018, plot 6 deputetë majtas e djathtas sepse kanë fshehur pasuritë. Po ashtu të paditur janë dhe disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, po për fshehje pasurie. Dosjet janë ende nën hetim dhe kalojnë automatikisht te SPAK

Krimi i organizuar

Nga 170 dosje të bujshme që janë te Krimet e Rënda, rreth 100 prej tyre i përkasin krimit të organizuar. Mes tyre është dosja “339”, ku hetohet banda e Avdylajve. Një tjetër dosje është ajo grupit “Bajri”. Po ashtu te SPAK do të kalojë dosja për kokainën në Durrës, si çështja për 613 kg, ashtu dhe për 137 kg të kapur së fundmi. Tjetër dosje është ajo e “Toyota Yaris”. Ndërkohë që po ashtu pritet të kalojnë dhe dosjet që janë në proces gjyqësor. Pra, ngritja e SPAK pritet të sjellë reprezalje në të gjitha anët./Sot

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Grida Duma një kryeministre e Shqipërisë apo armikja re e partisë?
Previous article SURPRIZA NË FORMULA UNO/ Penalizohet Verstappen, përfiton Ferrari (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT