Shumëkush ka dëgjuar këto ditë por pakkush ka patur mundësinë që të shohi se çndodh brenda “Lasgushit” kur rikthen në shtëpi mijëra qindra shqiptarët që i zuri pandemia globale jashtë Shqipërisë.
Udhëtimi më i fundit është ai që po realizohet sot, kur “Air Albania” po imbarkon nga Londra drejt Tiranës 132 shtetas shqiptarë, pjesa më e madhe studentë, që ndodheshin në Britaninë e Madhe.
Nisja u bë nga aeroporti Luton i Londrës rreth orës 12.00 dhe avioni pritet që të ulet rreth orës 15.00 në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
AlpeNews.al sjell pamjet nga brenda avionit “Air Albania” ku stjuardesat si asnjëherë tjetër janë të veshur me kostumet speciale për tu mbrojtur nga përhapja e Covid-19.
Edhe udhëtarët janë pajisur me maska dhe doreza dhe në mjediset e aeroportit në Tiranë, përpara se të lejohen të udhëtojnë drejt banesave të tyre, do ti nënshtrohen kontroleve të rrepta mjekësore. Pa përjashtim të gjithë udhëtarët janë të detyruar që pas ditës së sotme, të qëndrojnë në vetkarantinim për 14 ditë me radhë dhe të distancuar nga familjarët e tyr, si masë kjo sigurie për mos përhapjen e koronavirusit.
Britania e Madhe është një nga vendet që mori masat më me vonesë në lidhje me pandeminë globale, dhe sot vuan më shumë se shumë shtete të tjera duke qenë krahas italisë, Spanjës dhe SHBA, ndër më të goditurat. Raportohen çdo ditë për mijëra të prekur dhe qindra vitkima. Kryeministri Britanik Boris Johnson deklaroi pak ditë më parë se edhe ai rezultoi pozitiv në testin për Covid-19 dhe ndodhet i vetkarantinuar në banesën e tij.
Alpenews.al