• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOTA MBETET E SHUMËANSHME”/ Gjermania “SHTYN” Kinën të hapë sektorin financiar
Home
Nderkombetare

“BOTA MBETET E SHUMËANSHME”/ Gjermania “SHTYN” Kinën të hapë sektorin financiar

17 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania dhe Kina po punojnë së bashku për të gjetur mënyra në përmirësimin e aksesit të tregut për bankat dhe siguruesit e njëri-tjetrit.

Kështu është shprehur gjatë ditës së sotme ministri gjerman i financave i cili mirëpriti planet e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për të lehtësuar tensionet tregtare nëpërmjet bisedimeve.

“Gjermania dhe Kina dëshirojnë të sinjalizojnë se bota mbetet e shumanshme dhe se të gjitha vendet po përpiqen të bashkëpunojnë” -tha Olaf Scholz, ministri i financave të Gjermanisë.

Dy shtetet pritet të nënshkruajnë të premten marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit në shërbimet financiare. Marrëveshjet janë pjesë e përpjekjes së Scholz për të bindur Kinën se hapja e ekonomisë së saj është në interesin e vet.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për sektorin financiar”- u tha Scholz gazetarëve, duke shtuar se bisedimet në Pekin kishin për qëllim përmirësimin e aksesit të tregut për bankat gjermane dhe siguruesit në Kinë dhe anasjelltas.

“Kjo do të shtojë mirëqenien në të dy anët”-tha Scholz. Scholz do të takohet me zëvendëskryeministrin kinez Liu He ditën e premte.

Të dy pritet të marrin pjesë në një ceremoni ku rregullatori i tregut financiar të Gjermanisë, Bafin, do të nënshkruajë dy marrëveshje me autoritetet kineze.

Marrëveshja e parë është me Komisionin Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës dhe e dyta me Komisionin Rregullator të Kinës për Rregullimin e Letrave me Vlerë.

Një marrëveshje e tretë mund të lidhet midis Kinës dhe Bundesbankut të Gjermanisë – tha një zyrtar i Gjermanisë.

Scholz gjithashtu po bën fushatë për Gjermaninë që të bëhet një qendër për produktet financiare kineze në Europë, pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Gjatë një diskutimi në një kolegj në një universitet në Pekin, Scholz i kërkoi Kinës të ndajë më shumë informacion rreth kreditimit të saj në vende të tjera për të rritur transparencën e borxhit.

Kina është bërë një nga huadhënësit më të mëdhenj në tregjet në zhvillim, por nuk është anëtar i Klubit të Parisit të kreditorëve qeveritarë.

Duke u kthyer në mosmarrëveshjen tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, Scholz tha se raundi i fundit i bisedimeve ishte një shenjë e mirë dhe shpresonte që negociatat të ishin të suksesshme.

“Është mirë që durimi po shpërblehet dhe se ka shenja të bisedimeve të mëtejshme midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara” – tha ai.

Liu do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 30 dhe 31 janar për raundin e ardhshëm të negociatave tregtare me Uashington” – tha ministria e tregtisë së Kinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Babale dhe Balilë
Previous article U ARRESTUA GJATË OPERACIONIT "VOLVO4"/ Çfarë u vendos sot për ish trajnerin e kombëtares së femrave

k.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT