• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BOSËT E DROGËS, VAJZAVE TË BUKURA U JAPIN MAKINA TË SHTRENJTA”/ Gazetari: Shpërndajnë kokainë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“BOSËT E DROGËS, VAJZAVE TË BUKURA U JAPIN MAKINA TË SHTRENJTA”/ Gazetari: Shpërndajnë kokainë…

29 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Eraldo Harlicaj ka deklaruar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 se bosët e drogës përdorin vajzat e bukura për të bërë transportimin e drogës nga Kosova për në Shqipëri.

Duke folur për operacionin e fundit të policisë ku u ndaluan një grup të rinjsh pasi u kapën duke trafikuar armë nga Kosova për në Shipëri Harlicaj tha se edhe për transportin e drogës përdoren format nga më të ndryshme.

Sipas tij, bosët e drogës u japin vajzave të bukura makina të shtrenjta në të cilat vendosin lëndët narkotike duke i dërguar në destinacionin e kërkuar.

“Përveç trafikimit të armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë është edhe trafikimi i lëndëve narkotike dhe një ndër rrugët që përdoret së fundmi në bazë të informacioneve që unë kam, nga grupet kriminale është edhe vajzat bukuroshe.

Iu jepen makina të shtrenjta dhe nga Prishtina në Tiranë të çohen në një pikë të caktuar dhe ka raste kur këto vajza nuk e dinë se çfarë përmban makina. Këto grupe kriminale iu lënë edhe lëndë narkotike, iu lënë edhe drogë brenda makinës.

Nuk janë në dijeni, por ka edhe raste kur janë në dijeni. Bëhet transporti i lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, kanabis-sativa duke i transportuar me makina të shtrenjta që ua japin vajzave. A nuk pyesin apo nuk kanë forcë të pyesin kjo pastaj kalon në pjesën evazive.

Por janë vajza që përdoren. Ka edhe mënyra të tjera sepse përdoret edhe kufiri tokësor. Për shembull në rastin Serbi-Kosovë transporti bëhet përmes kufirit tokësor ku futin armë. E njëjta gjë ndodh edhe në Kukës. Ka disa forma. I përdorin të gjitha mënyrat”, theksoi gazetari Harlicaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NDAJ SOKOL MËNGJESIT/ Reagon Dhoma e Avokatisë: Nuk është rast i izoluar, kërkojmë hetimin e plotë
Previous article EMRI/ Vetëvritet me armë zjarri 37-vjeçari në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT