• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BONUSI I FUNDVITIT/ Nis shpërndarja, përfitojnë mbi 762 mijë pensionistë
Home
Ekonomi

BONUSI I FUNDVITIT/ Nis shpërndarja, përfitojnë mbi 762 mijë pensionistë

1 December, 2025 s.autor Ekonomi

Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura. Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

“Ç’është e vërteta, për ne pensionistët është një ndihmesë. Pavarësisht se po ta shtrish në harkun kohor të vitit nuk është gjë fare. Duket si një kursim. Pensionistët kanë më shumë nevoja ndoshta edhe se të rinjtë. Hanë më shumë, kanë edhe ilaçe”, thotë një pensionist.

Bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona. Të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, përfituesit e pagesës mujore familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera si ata që gëzojnë vjetërsi shërbimi apo statusin e “profesionit të vështirë”. Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, ata që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta.

“I mora paret! Mbaroi. Mora 10 mijë lekë se e kam pensionin e madh. Dalin, si nuk dalin gjithë këto para”, shprehet një tjetër pensionist me ironi.Ka edhe nga ata që megjithëse nxituan të tërhiqnin bonusin, u larguan duarbosh nga pika e postës: “Nuk tërhoqëm sot. Sot nuk kishte lekë. Këta sot e kanë hapur për të respektuar atë që u tha në televizion. Po lekë nuk ka”.

Nga viti i ardhshëm, bonusi i fundvitit nuk do të jetë më i buxhetuar. Në vend të tij qeveria do të aplikojë rritjen mujore të pensioneve: “Më mirë rritja mujore. E kemi më mirë për t’i menaxhuar shpenzimet”.

Sipas burimeve për mediat, buxheti i shtetit pritet të ndryshojë sërish këtë muaj. Me këtë akt, qeveria pritet të vendosë nëse do të marrin bonus fundviti edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, të cilat deri tani nuk janë të përfshira te shpërblimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARAQITJA E LEGJIONARËVE/ Nga Manaj, Muçi, Seferi, Mehmeti e deri te Berisha, lojtarët e Kombëtares shkëlqejnë me gola e asiste
Previous article ABUZIMI I 19-VJEÇARES NË DIBËR/ Oficeri Jetmir Uka u prezantua si shefi i krimeve, zbulohet komunikimi

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT