Ish deputetja e PD, Arbjola Halimi e ka rikthyer edhe njëhrë vëmendjen tek deputetja demokrate, Rudina Hajdari. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Halimi iu drejtuar liderve opozitarë me fjalëyt “Boll e vratë Rudinën”, duke shpjeguar se çdo akt kundër sxaj është varsje e demokracisë.
Kujtojmë se Rudina Hajdari ishtë ndër deputetët që nuk e dogji mandatin. Fakt ky që e ka vënë në shenjestër të shumë sulmeve. Sipas Halimit, sakrifica që Rudina ka dhënë me humbjen e të atit, Azem Hajdari, nuk ka të krahasuar me gjithë sakrificat e politikanëve të mbeldhura sëbashku.
POSTIMI
Mos e vrisni me Rudinen.
Rudina eshte vajza e Azem Hajdarit. Heroit tone te Demokracise. Ajo e ka paguar me jeten e saj, familjes se saj, teksa humbi babane, Demokracine ne kete vend. Cdo akt kunder Rudines nuk vret ate por Demokracine.
Vendimi i saj personal as e humb e as e zbeh sakrificen qe Rudina me jeten e saj pa baba dhe babai i Rudines, heroi yne, Azem Hajdari ka bere per vendin.
Kush lufton Rudinen, lufton vetveten. Aq sa i ka dhene Rudina vendit, jeten e babait te saj e te atyre qe mbeten jetime, ju nuk jeni ne gjendje te kompesoni as me gjithe sakrificat te mbledhura bashke. Sulmi ndaj Rudines eshte sulm i hapur i Demokracise.


