Rovena Gashi, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, duhet të dilte sot në seancës e Vettingut, sipas datës e kalendarit që kanë ndjekur të gjithë prokurorët e gjyqtarët para saj.
Por ajo e ka bojkotuar këtë të fundit me anë të një letre duke pretenduar se Komisioni I pavararur i Kualifikimit, ka kryer shkelje ndaj saj dhe se vendimi për atë është marr 8 muaj më parë.
Vendimi:
Vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit për prokuroren Rovena Gashi pritet të jepet më 25 korrik. Zonja Gashi, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe pjesë e listës prioritare pritej të dilte sot para KPK për t’ju nënshtruar vettingut, por e ka bojkotuar atë. Ajo nuk u përfaqësuar as me avokat.


