Nisja e sesionit të ri parlamentar e gjeti kuvendin shqiptar gjysmë të “zhveshur” për shkak se opozita i vendosi marrëdhënie të kushtëzuara e përkthyer në bojkot. PD–LSI dhe së fundmi PDIU zgjodhën ti bënin takimet e tyre nëpër qytetet si Elbasani, Shkodra, Durrësi dhe Vlora. Por edhe këtë skemë bojkoti opozita e la duke vazhduar me Xhisielën, Babalen dhe së fundmi po merren me Unazën ku po i përdorin banorët e Astirit, për qëllime partiake. Opoziat e cila e pati peshën e saj te Babalja e Salianjit duket se e ka kaluar tani te “heroi i rrugës” Klevis Balliu i cili është shfaqur në krah të banorëve si mbrojtësi i tyre.
Por data e mbarimit të mandateve i ka “lëkundur” deputetët e opozitë ku pak ditë më pare aleati i Bashës, Fatmir Mediu ka thënë seopozita e ka vendin në parlament. Edhe deputetët e mazhorancës janë shprehur se i ka marrë malli për opozitën dhe duan të jenë së bashku. Edhe bashkëkryetarja e opozitës Monika Kryemadhi pohoi në një intervistë se do hyj në parlament:
“Unë mandatin e kam marrë me gjak. Nuk e lë Edi Ramën që të bëjë ç’të dojë. Nuk është problemi tek mandati im. Por hyj prapë unë, i fus një të votuar dhe dal prapë. Po ashtu nuk quhet bojkot. Ne jemi me shqiptarët.”
Dhe duket se data 19 do ti bashkojë të dyja që “Viti i Ri” ti gjejë gëzuar dhe ta festojnë së bashku.
Përgatiti: AlpeNews.al


