Incidenti i cili ndodhi në parlamentin shqiptar ku nënkryetari i parlamentit shqiptar Edi Paloka qëlloi me bojë Kryeministrin Rama.
Pas pushimit të kërkuar nga Kryetari i parlamentit Ruçi para mediave doli ish kryeministri Berisha i cili ka mohuar atë që duket qartësisht përmes. Shiringën e mbushur me bojë në duart e Edi Palokës, teksa e zbraz në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Nga fotot dallohet kryeministri i bërë me bojë në fytyrë, si dhe momenti fiks kur Edi Paloka shtrëngon shiringën duke lëshuar bojën.
Shiringa ku Paloka kishte futur bojën
Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, Berisha justifikoi veprimin e Palokës. Por ish-kryeministri ashtu si në rastin e 21 janarit ku thoshte se qytetarë kishin stilolaps pistolet dhe thika me helm mohoi që Paloka të ketë qëlluar me shiringë. duke thënë se ishte një stilograf.
Fjala e Berishës për mediat:
Pyetje: Duket nga pamjet e shpërndara nga PD-ja se kishte një shiringë.
Berisha: Kush?
Pyetje: Zoti Paloka.
Berisha: Mos ngatërroni gjë stilografin me shiringën, apo jo?! Ngatërron stilografin me shiringën!
Pyetje: A nuk është shkelje etike të bëhen skena të tilla, kur kishit edhe një mysafir në Kuvend?
Berisha: A ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë në çdo dalje, shan opozitën?! Nuk ka asgjë më të rëndë. Nuk ndodh kund në botë. Vetëm në Venezuelë, me Maduron ndodh kjo. Këta janë gangsterë!
Përgatiti: AlpeNews.al



.jpg)


