• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bode: Skandali “Tahiri” nuk goditi mazhorancën, opozita nuk ka fituar besueshmëri
Home
Shqipëri

Bode: Skandali “Tahiri” nuk goditi mazhorancën, opozita nuk ka fituar besueshmëri

20 November, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Skandali “Tahiri” mbetet në krye të debatit politik në Shqipëri. Pranohet gjerësisht se ai goditi rëndë mazhorancën dhe qeverinë e kryeministrit Rama, por a i dha ky debat një avantazh opozitës. Ridvan Bode, një nga emrat e rëndësishëm në qeveritë “Berisha” tha në një intervistë për gazetaren Mirela Milori në AbcNews se nuk e pa opozitën të ngrinte kredibilitetin e saj në këtë situatë.
“Opozita nuk u ngrit në lartësinë e duhur në debatin “Tahiri”. Nëse mazhoranca u godit nga kjo, unë e ndiej se te opozita ka ende një mungesë besimi. Njerëzit shohin te mazhoranca rënien pas skandaleve, por nuk shoh që kjo të ketë shkaktuar rritje besimi te opozita.
Ka ende dyshime te PD. Njerëzit e shohin si një lojë politikën e PD. Pas asaj që ndodhi pas 90 ditëve në me çadrën u duket se dhe kjo është një lojë. E shoh si pjesë e pazotësisë të opozitës për të bindur publikun.
PD nuk kishte arsye që pas 4 vitesh në opozitë të dilte më dobët. Kemi rënie nga zgjedhjet në zgjedhje. Besimi nuk fitohet nga monologët në parlament, por te përballja me qytetarët.
Cilësia e opozitës në parlament? I takon PD-së të bëjë vlerësime. Unë tani jam një vetëm komentues jo pa eksperiencë. Nuk jam kundër qarkullimit të elitave, por ajo që ndodhi ishte e tepruar. Duhet besueshmëri edhe te figurat që futen në debat” – thotë Bode. Ai bën edhe një vlerësim për opozitarizmin e LSI-së.
“LSI është një parti që ka më pak kredibilitet në frontin opozitar. Nuk i takon asaj të jetë në reshtin e parë të opozitës” – thotë Bode.
Ish-ministri i financave kritikoi ashpër buxhetin e qeverisë për vitin 2018, por i pyetur nga gazetarja gjeti edhe dy elementë pozitivë.
“Buxheti ka 2 elementë pozitivë. Nuk bën aventurë në një vit ku ka probleme të mëdha. Maturia përbën një element pozitiv. Elementi i dytë pozitiv është se duket sikur po e ul borxhin publik pas gafave të bëra në mandatin e parë”.
I pyetur për vlerësimin që Rama i bëri në intervistën dhënë Eni Vasilit ku e quajti “ekonomist që punonte më partiturë ndërsa të tjerët luanin me vesh”, Bode tha se ndoshta Rama e kishte me hile këtë kompliment.
“Po të isha në politikën aktive do të ndihesha jo mirë. Tani që jam jashtë vijës së parë të politikës nuk më lë pa ngacmuar, por më duket se dhe këtë e ka me hile që më bën komplimente mua” – e mbyll Bode.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Radas: U ndëshkuam nga një gabim amator, ja sekreti i golit
Previous article I riu shqiptar themelon organizatën e studentëve në Universitetin Harvard

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT