• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BMW” E GJETUR NË ELBASAN/ Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar, mungesë provash për implikimin e të arrestuarve
Home
Aktualitet
Kronikë

“BMW” E GJETUR NË ELBASAN/ Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar, mungesë provash për implikimin e të arrestuarve

21 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër pistë hetimi po ndiqet nga policia dhe prokuroria në Elbasan ku u gjet një makinë tip “BMW X6”, brenda së cilës u kapën 3 kallashnikovë, që sipas informacioneve të para, dyshohet se do të përdoreshin në një atentat. Për këtë ngjarje, deri më tani janë arrestuar shtetasit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi.

Fillimisht, grupi hetimor u fokusua tek kapja e këtyre shtetasve, pas dyshimeve se Arben Spahiu dhe Arsen Preçi po përgatisnin një ngjarje të ngjashme që pritej të ndodhte në Elbasan. Kjo bëri që policia dhe prokuroria të fokusonin vëmendjen tek këta dy persona.

Panorama TV mëson përmes burimeve se deri më tani, të vetmet prova që implikojnë shtetasin Arben Spahiu është karta e identitetit greke e falsifikuar dhe çelësi i makinës që u gjetën në çantën e dorës. Çanta është gjetur në një koshë mbeturinash rreth 150 metra larg nga makina tip “BMW X6”.

Por, ende pritet që të dalin prova të tjera shkencore, nga sendet e gjetura në çantën e dorës, ku kujtojmë se krahas kartës së identitetit, u gjet dhe një pistoletë dhe çelësat e makinës. Provat shkencore do të përcaktojnë përfundimisht këtë ngjarje. (Sërish policia po heton nëse këta dy shtetas po përgatisnin një atentat të mundshëm. Inskenimi është vetëm një pistë hetimi)

Gjithashtu, në momentin e arrestimit të shtetasve Arben Spahiu dhe Arsen Preçi nuk u gjet asgjë e kundraligjshme që t’i implikonin drejtpërdrejt në këtë histori. Panorama TV mëson se duke u nisur nga këto detaje, grupi hetimor dyshon se e gjithë kjo ngjarje, mund të jetë e inskenuar për të vendosur në kurth dy shtetasit e arrestuar.

ÇANTA E DORËS E GJETUR NË KOSHIN E MBETURINAVE

Një tjetër detaj që zbulohet nga kjo histori është edhe çanta e dorës e gjetur në koshin e mbeturinave rreth 150 metra larg vendit ku u gjet dhe makina. Panorama TV mëson se fillimisht, çanta e dorës është zbuluar nga punonjësit e pastrimit të rrugëve.

Njëri prej tyre, e vendosi çantën në makinën e mbledhjes së mbeturinave. Çanta e dorës është gjetur rastësisht nga ana e policisë. Në momentin e konstatimit të makinës, policia nuk ka ndërhyrë menjëherë, por e ka mbajtur nën vëzhgim.

Nga ana tjetër, agjentët e DVP Elbasasn, kanë kryer kontrolle përreth vendit ku ishte makina. Njëri prej agjentëve, teksa kërkonte për prova pyeti një prej punonjësve të pastrimit të rrugëve nëse kanë gjetur ndonjë send. Ky i fundit i ka dhënë çantën e dorës, brenda së cilës është gjetur karta e identitetit e falsifikuar, çelësi i makinës tip “BMW X6” si dhe një armë tip pistoletë.

E gjithë kronologjia e kësaj ngjarje, ka bërë që grupi hetimor të zgjerojë pistën e hetimit në atë të inskenimit. Një dyshim është se e gjithë historia të jetë inskenuar nga kundërshtarët e një prej personave të arrestuar, Arben Spahiut. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, një personazh i njohur nga drejtësia.

KAMERAT E SIGURISË

Autoritetet po vijojnë punën intesivisht për zbardhjen e kësaj ngjarjes, teksa janë sekuestruar dhjetra kamera të cilat rrethojnë zonën ku u gjet automjeti dhe çanta e dorës. Panorama TV mëson se nga këqyrja paraprake, rezultojnë se në këtë zonë lëvizin një numër i madh njerëzish dhe ende nuk është identifikuar personi i cili ka hedhur çantën në koshin e mbeturinave.

Megjithatë, po punohet intensivisht, ndoshta s’ka kapacitete njerëzore për të këqyrur pamjet filmike të cilat janë me dhjetra të sekuestruara në afërsi të mjetit dhe koshit të mbeturinave.

E gjithë ngjarja ndodhi nën vëzhgimin e dhjetra kamerave, të cilat do jenë të rëndësishme për grupin hetimor për të finalizuar akuzën nëse dy personat e arrestuar janë të përfshirë në këtë ngjarje, apo kanë rënë në grackën e personave të tjerë që dyshohet se mund të kenë inskenuar ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYSJE 'ÇMENDUR'/ Real Madrid shkatërron Liverpoolin në Anfield
Previous article PLAGOSJA NË LIBRAZHD/ Detaje të REJA: Autori hapi zjarr ndaj gjithë lokalit

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT