• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BLUSHI HJEKËSI I BARDH SPAHISË”/ Berisha sulmon Top-Channel: Shpifin dhe trillojnë egërsisht kundër meje dhe shpërblehen me vila
Home
Politikë

“BLUSHI HJEKËSI I BARDH SPAHISË”/ Berisha sulmon Top-Channel: Shpifin dhe trillojnë egërsisht kundër meje dhe shpërblehen me vila

23 June, 2019 enxhi.autor Politikë

Sali Berisha ka sulmuar televizionin Top Channel duke thënë se e kritikon shpesh në lajmet që përcjell.

Ish kryeministri është ndalur tek arrestimi i ish deputetit Bardh Spahia gjatë kohës që po vinte në emisionin e Eni Vasilit ku ai sfidoi policinë se nuk mund ta arrestonte dot pas flakëve të vendosura në një shkollë të Lezhës.

Për Berishën, kjo ishte një pabesi e drejtorit të saj të përgjithshëm Ben Blushi.

Ai thotë se ky televizon shpesh herë shpif dhe trillon për të dhe se drejtues, kryeredaktorë, gazetarë, redaktorë, kronikanë dhe humoristë kanë ndertuar, vila duke e kritikuar atë.

Ndër të tjera Berisha shkruan:

“Nje pusi e pashembullt nga Tele Blushi!

Znj. Vjollca kujdesu qe TCH te mos kete fatin e Libres!

Te dashur miq, ne nje akt te pashembult ne historine e ketyre 3 dekadave, ish deputeti Bardh Spahia u arrestua me urdher te Edi Rames live nga narkobandite me uniforme, te cilet i kishin zene pusi tek shkonte ne nje debat televiziv ne Open te gazetares Eni Vasili.

Kaluan dy dite nga ky akt i felliqur qe Bardh Spahia mbahet ne qeli ose arrest shtepie si i burgosur politik vetem se ai u kishte kallur daten Edvin Kristaq Vjedhesit dhe Vasal Kimik Lleshit.

Por ajo qe po komentohet gjeresisht ne opinionin publik dhe mediatik eshte edhe heshtja prej hafieje e hijeksit qe nxori ne pusi Ish deputetin Bardh Spahia.

Tani gjithçka behet e qarte, se kurthi per te cilin TCH nuk beri asnje reagim ndaj ketij turpi qe iu be duke u perdorur si gracke per arrestimin e perfaqesuesit te opozites eshte i organizuar me urdher te Edvin Vjedhesit dhe gjeneral Kanabisit apo Vasal Kimikut ne bashkepunim direkt me asnjeri tjeter perveç Ben Blushit. Blushin e akuzojne jo vetem zinxhiri i pafund i ligesive dhe pabesive qe e shoqerojne ne çdo hap, por edhe urrejtja e tij per opoziten, per te cilen me median qe ka pushtuar dhe po e shkaterron me sukses ben gare me Gellcin e Zi se si ta censuroje ate dhe shpife e trilloje nga mengjesi ne darke kunder saj.

Shkaku i pusise qe i organizoi deputetit Spahia mund te jete edhe ndonje shperblim nen dore qe ai ka marre per kete akt pasi dihet mire dhe universalisht se Blushi vdes per shperblime, ne mos per sherbimet qe i ka qef.

Ne te vertete, te revoltuar nga perdorimi i TCH si pusi per te ftuarit e tij, gazetare dhe punonjes te tjere, madje flitet se edhe vet Zonja Hoxha, te cilen Blushi ne kundershtim flagrant me ligjet e ka emeruar presidente te Dixhitalbit, firmosen nje deklarate ku denonin shnderrimin ne telepusi te televizionit te tyre. Por urdheri i prere i Blushit, thuhet ne kete rast hjekesit te ish deputetit Spahia, ndaloi publikim e saj.

Me kete rast do ti them edhe dy fjale per Blushin dhe TCH!

Miq, TCH eshte nje televizion egersisht kunder meje. Drejtues, kryeredaktore, gazetare, redaktore, kronikane dhe humoriste e kloune te ketij televizioni kane ndertuar, vila, blere apartamente, marre poste te larta si shperblim per shpifjet, trllimet ndaj meje, PD dhe qeverise se saj. Por megjitheketo une ndjehem mire se pikerishte gjate qeverisjes se PD ju dha liçenca kombetare dhe nuk u mbajt peng per kete liçence, qe mendoj se e meritonte, siçbenin socialistet per te cilet punonte nga mengjesi ne darke.

Por ne kete kontekst e prita i dyzuar emerimin e Blushit ne krye te ketij rrjeti dhe kjo jo aspak per kimizmin tim ndaj tij. Por por pavaresisht nga vleresimet e mia pozitive qe kam per Blushin ish analist, apo dhe shkrimtar, perseri per mua Blushi ka diçka te perbashket nje fuqi magu me Oskarin e Gunter Grass, per te cilen jam ndalur gjeresisht ne nje shkrim tjeter kur filloi te imitoje Ciprosin e Greqise.

Mjerisht dyzimi im u faktua i drejte me emerimin e tij. Blushi si per inat profesional ndermori fshesen ndaj me te kualifikuareve te ketij televizioni. Perveç kesaj imponoi çensuren e papare me pare ndaj opozites me tezen se opozita nuk perben apo prodhon lajm.

Por nuk jane keto qe me shtyjne te shkruaj keto rrjeshta per Blushin. Por diçka me tronditese me shtyn mua te shpreh keto mendime por edhe te paralajmeroje znj Vjollca. Kjo diçka me e rendesishme qe e shoh se po feks ne horizont eshte se fati i Libres e pret ne nje te ardhme te afert edhe TCH e udhehequr nga Blush Hjekesi.

Duke denuar me forcen me te madhe burgosjen politike te ish deputetit Spahia, siguroj me kete rast Edvin Vjedhsin, Vasal Kimik Lleshin dhe Blush Hjekesin se do pergjigjen personalisht per çdo ore qe e mbajne te burgosur apo arrest shtepie ish deputetin Spahia! sb”, shkruan Berisha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE EUROPIANE/ Werder Bremen ka një surprizë për Rashicën
Previous article "IU NDALUA FALIJARISHT HYRJA NË SHBA"/ Shkelzen Berisha “ngushëllohet” me postime kundër Ramës: I marri, publikoi që sot “rrëzimin” e Metës

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT