• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bloomberg: Trump kërkesë shteteve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA
Home
Nderkombetare

Bloomberg: Trump kërkesë shteteve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Administrata e Presidentit Donald Trump po u kërkon Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit të pranojnë migrantë të deportuar nga Amerika.

Bloomberg raportoi lajmin duke citon burime që janë të njohur me çështjen. Kërkesat drejtuar vendeve në rajon vjen si pjesë e një strategjie amerikane për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë migrantë të dërguar nga SHBA-të.

Zyrat rajonale të Departamentit të Shtetit të SHBA-së u ngarkuan me detyrën e prezantimit të idesë, tha një nga personat. Sipas artikullit nuk është e qartë nëse është arritur ndonjë marrëveshje si rezultat i bisedimeve.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë ndërsa DASH nuk komentoi menjëherë. Bloomberg kontaktoi edhe Ministrinë e Jashtme serbe që gjithashtu nuk u përgjigj.

Në maj, Gjykata Supreme i lejoi administratës Trump ti heqë statusin e përkohshëm ligjor thuajse gjysmë milioni njerëzve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela. Wall Street Journal raportoi në prill se SHBA-të kishin shqyrtuar mundësitë për të dërguar të dëbuarit diku tjetër në Ballkan, duke përfshirë Moldavinë dhe Kosovën, si dhe vende të tjera anembanë botës.

Por Serbia, e cila nuk është raportuar më parë si një destinacion i mundshëm për të dëbuarit amerikanë, është e rëndësishme për familjen Trump edhe për një arsye tjetër. Bloomberg sjell në vëmendje vizitën e Donald Trump JR në Beograd muajt e fundit dhe investimet e bëra në biznesin e ndërtimit në kryqytetin serb, ndërkohë që i Dërguari Special i Trump, Richard Grennell i është akorduar titulli i nderit më të lartë civil.

Media amerikane thotë se SHBA mund të jenë nxitur edhe nga marrëveshja e Shqipërisë me Italinë mund të përbëjë një shembull të mirë për tu ndjekur.

Sa i takon Shqipërisë artikulli përveç marrëveshjes me Italinë për emigrantët, nuk raporton asgjë, nëse janë zhvilluar negociata specifike, apo të jetë arritur ndonjë rezultat konkret në lidhje me këtë synim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA QENË SHUMË I TMERRSHËM"/ Alibej tregon si i mësoi emrat e përfshirë në vrasjen e të vëllait
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i gardës (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT