Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka arritur në Elbasan te rrethrrotullimi i Bradasheshit. Pas takimit me demokratët e këtij qarku, opozita është gati për të bllokuar rrugën për dy orë.Drejtuesit e degëve të PD janë shprehur se 5 deri në 7 mijë protestues do të jenë te Rreth-rrotullimi i Brandasheshit. Organizatorët thanë se me këtë protestë kombëtare i jepet një sinjal i fortë qeverisë së vendit për situatën në vend.