• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLLOKIMI I LËNDËVE PLASËSE/ “Urdhri” i prerë i SANDËR LLESHAJT: Do të vijojnë kontrollet…
Home
Politikë

BLLOKIMI I LËNDËVE PLASËSE/ “Urdhri” i prerë i SANDËR LLESHAJT: Do të vijojnë kontrollet…

30 November, 2018 F.autor Politikë

Pas urdhrit të prerë të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të bllokuar në mënyrë kategorike përdorimin e lëndëve plasëse pas plagosjes së efektives Ina Nuka, e gjithë policia është hedhur në sulm.

Zv/ Drejtori për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës, Dhimitraq Ziu, iu ka bërë sot apel bizneseve që të dorëzojnë kapsollat dhe të mos i nxjerrin në shitje. Pavarësisht se bizneset kanë shpenzuar mijëra euro për t’i blerë kapsollat dhe fishekzjarrët, Dhimitraq Ziu thotë se ato janë rrezik për fëmijët.

“Do të vijojnë kontrollet në territor, në treg, në njësitë tregtare dhe nëse do të konstatojmë cdo qytetar që e mban apo përdor lëndën piroteknike ai do të ndëshkohet pranë strukturave të policisë. Iu bëj thirrje të gjitha bizneseve që tregtojnë këto kategori lëndësh piroteknike ti dorëzojnë pranë komisariateve”, tha ai për Report Tv.

Aksioni i Policisë është duke u zhvilluar pa ndonjë bazë ligjore, pasi ligji nuk e ndalon tregtimin e fishekzjarrëve dhe kapsollave. Por Ziu thekson se ato mjete që kanë përmbajtje eksplozivi nuk duhet të shiten.

“Ne jemi në fazën e vlerësimit nga prokuroria, pasi kemi referuar materialet në prokuroi për vlerësim dhe kampionët e këtyre produkteve i kemi dërguar në laborator dhe presim përgjigje nëse janë artizanale apo të fabrikuara. Ju e parë vetë në tubim që kolegia ime, sot nuk do të ishte nëse ajo do të shpërthente në qafë. Në momentin që këto futen në dogana do të vlerësohen, do të merren kampionë, do të dërgohen në laboratorë”, përfundoi ai. Zv/ drejtori për rendin e sigurinë në Tiranë thekson se aksioni për bllokimin e kapsollave do të vijojë përgjatë gjithë muajit dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKUADRA ROMAKE PO VUAN/ Dzeko e El Shaarawy mungojnë në ndeshjen e rradhës
Previous article MUAJIN QË VJEN/ Këto janë 7 veshjet që do të na duhen patjetër

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT