• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Bllokadë”/ “Zëri i Amerikës” zhduk Monika Kryemadhin nga raportimi për protestën
Home
Shqipëri

“Bllokadë”/ “Zëri i Amerikës” zhduk Monika Kryemadhin nga raportimi për protestën

27 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

“Zëri i Amerikës” ka bërë një raportim të thatë të protestës së kësaj të shtune.

Por, ajo që ishte e “çuditshme”, ishte fakti se në raportim përmendet vetëm PD dhe Lulzim Basha, ndërkohë që është “zhdukur” Monika Kryemadhi, aleatja kryesore e Lulzim Bashës.

Kujtojmë që partia e kësaj të fundit është në një betejë të hapur me SHBA dhe BE për reformën në drejtësi, gjë që u vu re edhe në fjalimin e Kryemadhit në protest.

Raportimi i “Zërit të Amerikës”

Partia Demokratike e opozitës zhvilloi sot një tubim proteste para selisë së qeverisë, duke kërkuar një qeveri të përkohshme antimafia, e cila të garantojë votimin e lirë dhe luftën ndaj kriminalitetit.

Folësit në tubim akuzuan qeverinë për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe bashkëpunim me strukturat nostalgjike të komunizmit, që janë bërë pjesë e qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qeveria Rama ka rënë pas një bashkëpunimi aq të ngushtë me grupet kriminale.

Zoti Basha tha se sot është dita e largimi i qeverisë së paligjshme, krijim i qeverisë antimafia, që lufton krimin, çon përpara reformën në drejtësi dhe përgatit zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Shqipëria e Edi Ramës ngjan me shtetet e falimentuara të Afrikës dhe Azisë, trafiku i drogës drejtohet nga i pari i vendit, si Nikaragua ku fushata financohet me milionat e drogës, si Afganistani, ku vëllai i kreut të ekzekutivit është trafikanti më i madh i drogës” – tha ai.

Zoti Basha tha se banda në qeveri po realizon projektin e saj për pushtet absolut me përqëndrimin në pak duar të pushtetit politik dhe ekonomik të vendit, me eksodin e shqiptarëve, me izolimin ekonomik dhe politik të vendit.

“Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtetë për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Nuk ka as Europë, as drejtësi, as siguri, as punësim, as të ardhme me banditët në qeveri” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se opozita do një qeveri të dalë nga vota e lirë, e lirë nga krimi dhe oligarkia, për të punuar dhe ndërtuar, dhe që prodhon mirëqenie për të gjithë, një shoqëri me dinjitet për të gjithë.

“Ne duam drejtësinë që ka Europa, duam lirinë dhe dinjitetin që ka Europa, duam qeverisjen e Europës, shtet të drejtë për të gjithë. Jo për t’u bërë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë. Unë nuk po kërkoj të marr pushtetin me manipulim dhe forcë, por unë kërkoj që njerëzit të jenë të lirë për të zgjedhur pushtetin që duan” – tha ai.

Kryetari i opozitës tha se sfida e PD-së është përballja dhe rezistenca kundër kësaj të keqe, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen e vendit, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat njerëzore.

Mijëra protestues erdhën në kryeqytet nga krahinat e tjera të Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë tubim.

Qindra forca rendi u kujdesën për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e përplajseve dhe proishjen e qetësisë publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Seks kur është ftohtë?". Absolutisht zgjedhja MË E MIRË për këtë stinë. Ja pozicionet (FOTO)
Previous article Robert Aliaj bën deklaratën befasuese: Mashkulli është më i bukur se femra

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT