• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BLINDOHET” SËRISH GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA/ Jepet sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij
Home
Breaking News

“BLINDOHET” SËRISH GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA/ Jepet sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij

2 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sot pritet të jepet pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij të akuzuar për disa vepra të rënda penale. Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa prokurorë të çështjes janë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Një javë më parë Krimet e Rënda shtyn për sot pretencën, për shkak se në seancën gyqësore munguan dy prej avokatëve të të pandehurve. Nga pamjet e Gjykatës së Krimeve të Rënda vihet re një prezencë e shtuar e forcave të policisë.

Forcat e policisë te Gjykata e Krimeve të Rënda

Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku së bashku me klientin e tij, por edhe Endrit Qyqa nuk ishin në seancë me pretekstin se ishin sëmurë, ndërsa u caktuan dy avokatë kryesisht për seancën e sotme për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen, i cili nuk dëshiron më të ketë si avokat Vladimir Meçen. Ata jane Eralda Brahimasi dhe Aida Retushi.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Dosja “Shullazi” futi në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktorja e njohur bën publik numrin e saj të telefonit/ Ja pse duhet ta kontaktoni
Previous article "RELAKSOHET" NË GJENEVË/ Kryeministri me pamje nga liqeni dhe mes luleve

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT