• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Blindohet Gjykata! Ç’do ndodhë me 23 të ndaluarit e protestës së Kalimashit (AKUZAT)
Home
Aktualitet
Drejtësi

Blindohet Gjykata! Ç’do ndodhë me 23 të ndaluarit e protestës së Kalimashit (AKUZAT)

4 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

23 të ndaluarit e protestës së Rrugës së Kombit, po dërgohen këtë mëngjes për tu njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Prokuroria e Kukësit kërkon 11 masa sigurimi “arrest me burg” për 23 të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, e cila u mbyll me djegien e sporteleve të firmës private, që ka marrë me koncesion mirëmbajtjen e rrugës.

Seanca e masave të sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, për llogari të Gjykatës së Kukësit. Kjo për shkak të kapaciteteve të vogla të gjykatës në qytetin verilindor.

Sipas kërkesës, prokurori kërkon 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 7 masa sigurimi “detyrim paraqitjeje” dhe 5 masa sigurimi “arrest shtëpie”. Për protestuesit janë ngritur akuza si “shkatërrim prone”, “kundërshtim i punonjësve të rendit” dhe “tubim i paligjshëm”. Për identifikimin e protestuesve që shkaktuan dëme janë mbikëqyrur filmimet e kamerave të sigurive të instaluara në sportele.

Gjithashtu, janë marrë edhe dëshmitë e punonjësve të Policisë, që mbetën të lënduar gjatë protestës, ku zyrtarisht janë 12 të tillë. “Nga ana e Komisariatit të Policisë së Kukësit nuk është miratuar leja për organizimin e kësaj proteste, pasi vendi ku po zhvillohej ishte i papërshtatshëm, pasi bllokonte lëvizjen e automjeteve. Pavarësisht këtij fakti, protestuesit, sipas njoftimit të Këshillit Bashkiak Kukës, janë grumbulluar dhe kanë vazhduar duke u afruar te kabinat e trarit të taksës, duke thyer kordonin e Policisë së Kukësit. Pasi kanë çarë kordonin e Policisë duke qëlluar me gurë mbi punonjësit e Policisë dhe mbi kabinat, janë futur në territorin e tyre, duke shkatërruar trarët dhe duke u vënë flakën. Si pasojë e veprimeve të dhunshme janë lënduar 12 punonjës policie”, shkruan Prokuroria e Kukësit në deklaratën e saj. Për ditën e sotme, Policia ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e seancës gjyqë- sore në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të ketë grumbullim të qytetarëve në shenjë proteste, si ndaj arrestimeve ashtu edhe ndaj tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RENDE NE GJERMANI/ Përplasen trenat, mbi 30 persona të plagosur
Previous article Dikur&Sot/ Ja ndryshimi i Anxhela Peristerit dhe Mozzik nga fëmijëria deri më tani (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT