Pas atentatit të sotëm ndaj biznesmenti Indrit Sadedini, FNSH ka blinduar të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës.
Efektivët e policisë po kryejnë kontrolle ndaj çdo automjeti që hyn dhe del nga qyteti.
Kujtojmë se shëprthimi i fuqishëmn me eksploziv la të plagosur rëndë Sadedinin cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshimet e para janë se atentatori ka qenë jo më larg se 200 m larg vendit të ngjarjes, ndërsa eksplozivi dyshohet se ka qenë një mekanizëm me telekomandim.
Kujtojmë se biznesmeni i dyshuar per perfshirje në trafik narkotikësh kishte qenë pjesë e një atentati në 2017 në lokalin e tij. Në atë kohë nuk pati deme pasi sulmi ndaj tij dështoi dhe 9 persona u shoqëruan në polici.


