• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLERINA GJYLAMETI MERR ZYRTARISHT DETYRËN SI DREJTORESHË E AKU/ Prezantohet nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Home
Politikë

BLERINA GJYLAMETI MERR ZYRTARISHT DETYRËN SI DREJTORESHË E AKU/ Prezantohet nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

22 January, 2026 s.autor Politikë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, në një takim me ekipin drejtues të institucionit.

Gjylameti u emërua ditën e djeshme në krye të AKU-së, ndërsa sot ish-deputetja e PS Gjylameti mori zyrtarisht detyrën.

Gjatë prezantimit, Ministri Salla vuri theksin te rëndësia e drejtimit dhe menaxhimit efikas të institucionit, si dhe te roli kyç i sigurisë ushqimore në procesin e integrimit europian. “Ndamë me ekipin drejtues rëndësinë e menaxhimit efikas të punës dhe vëmendjen e shtuar ndaj sigurisë ushqimore, e cila mbetet një prioritet kombëtar dhe një shtyllë thelbësore e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Evropian,” u shpreh ministri.

Salla theksoi se AKU do të vijojë të forcojë rolin e tij institucional në funksion të qytetarëve dhe biznesit. “AKU do të vijojë të forcojë besimin e publikut dhe rolin e tij kyç në garantimin e ushqimit të sigurt dhe cilësor, përmes kontrolleve të bazuara në risk dhe rritjes së profesionalizmit të inspektimeve, në shërbim të konsumatorëve dhe biznesit,” theksoi Salla.Në përfundim, Ministri Salla shprehu mirënjohjen për drejtuesin e deritanishëm të institucionit dhe e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e dhënë, si dhe i uroi suksese në detyrën e re Drejtoreshës së Përgjithshme, Blerina Gjylameti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN DETAJE NGA VRASJA E JANI ALIAJT/ Gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…
Previous article TRUMP I BESOI DREJTIMIN E GAZËS GJATË RINDËRTIMIT/ Nikolay Mladenov, diplomati bullgar që pëlqehet nga izraelitet dhe palestinezët

s.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT