• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BJELLORUSIA PLANIFIKON TË SULMOJË UKRAINËN/ Kievi zbulon justifikimin që mund të përdoret për pushtimin
Home
Nderkombetare

BJELLORUSIA PLANIFIKON TË SULMOJË UKRAINËN/ Kievi zbulon justifikimin që mund të përdoret për pushtimin

11 March, 2022 k.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Autoritetet në Ukrainë thanë të premten se Bjellorusia mund të jetë duke planifikuar një sulm ndaj territorit të saj si dhe akuzuan Rusinë se po përpiqet ta tërheqë aleatin e saj në luftë duke kryer sulme ajrore drejt Bjellorusisë, nga hapësira ajrore ukrainase.

Bjellorusia ka shërbyer si një stacion për trupat, raketat dhe avionët rusë, si para ashtu edhe pasi Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, por ajo nuk i ka vendosur forcat e veta ushtarake në gjendje aktive për luftë.

Ushtria e Ukrainës tha se avionët rusë kanë qëlluar fshatrat kufitare bjelloruse, nga hapësira ajrore ukrainase të premten, për të justifikuar nisjen e një ofensive nga ana Bjellorusisë.

“Ky është provokim! Qëllimi është përfshirja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftë me Ukrainën!”, thuhej në një të Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës.

Kremlini nuk i është përgjigjur ende një kërkese për komente rreth kësaj deklarate.

Sulmet e supozuara ndodhën ndërsa udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko po takonte Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, sipas Qendrës Shtetërore të Ukrainës për Komunikime Strategjike.

Rezultati i këtij takimi mund të jetë një sulm nga Bjellorusia përtej kufirit verior të Ukrainës, tha qendra në deklaratë.

Javën e kaluar, zoti Lukashenko, një aleat i ngushtë i Kremlinit, tha se forcat e armatosura bjelloruse nuk po merrnin pjesë dhe nuk do të merrnin pjesë, në atë që Rusia e quan “operacioni special ushtarak” në Ukrainë.

Zyrtarët e lartë ukrainas thanë se Rusia po bënte gjithçka që ishte e mundur për të tërhequr Bjellorusinë në konflikt, pasi dështoi në atë që vendet perëndimore thonë se ishte një plan fillestar, për një sulm rrufe në kryeqytet.

“Ne gjithashtu e kuptojmë se qeveria bjelloruse ka bërë gjithçka që është e mundur për të shmangur përfshirjen në këtë luftë”, tha të premten zëvendësministri i Brendshëm ukrainas Yevheniy Yenin në një koment në televizionin kombëtar.

Bjellorusia nuk ka bërë ende asnjë koment mbi akuzat e Kievit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PLAS” SËRISH/ Salianji SULMON Bashën: Është pengesë dhe barrë për PD! Nuk ngjall as shpresë as...
Previous article SHIJON MILIARDAT E PUTIN NË ZVICËR/ Kush është gjimnastja seksi dhe e dashura sekrete e presidenit që jeton mes luksit dhe larg luftës

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT