• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIZNESMENI TURK DREJT PRANGAVE/ Drejtësia amerikane “fundos” mikun e Lulzim Bashës
Home
Politikë

BIZNESMENI TURK DREJT PRANGAVE/ Drejtësia amerikane “fundos” mikun e Lulzim Bashës

25 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë hetimet në lidhje me dyshimet për ndërhyrjet turke në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

Së fundi, ahvalnews.com ( https://ahvalnews.com/bijan-kian/michael-flynns-former-business-partner-found-guilty) raportuar se një biznesmen i njohur iraniano –amerikan Bijan Rafiekian, është gjendur fajtor me akuzën për lobim që lidhet me punën pro qeverisë turke të Flynn Intel Group në 2016.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim deri në 15 vjet burg për Kian, ndërsa vendimi pritet të merret në 18 tetor. Ndërkohë, më 5 shtator do të ketë një seancë dëgjimore para dënimit.

Biznesmeni i njohur iraniano-amerikan Bijan Rafiekian, i njohur si Kian, ishte një partner i Michael Flynn, ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare në SHBA.

Flyn akuzohet për bashkëpunim me dy biznesmenë turq Bijan Rafiekian dhe Ekim Alptekin, për të lobuar kundër klerikut Fetullah Gylen, udhëheqësin e një grupi fetar që qeveria turke e akuzon për organizimin e një grushti shteti në vitin 2016.

Po sipas mediave amerikane, Kian ka bashkëpunuar me Michael Flynn në firmën e lobimit Flynn Intel Grup. Firma u shpërbë para zgjedhjes së Trumpit në 2016, por u vu nën vëzhgim më vonë kur Michael Flynn u emërua Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Amerikan.

Pra, mesa duket drejtësia amerikane, po shtrëngon lakun edhe për biznesmenin turk, Ekim Aplptekin, miku i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Flynn Intel Group, e cila është kompania që dyshohet se ka lobuar për interes të qeverisë turke, është kontraktuar nga biznesmeni turk Ekim Alptekin në vitin 2016, me një kontratë prej 600,000 dollarë për të hetuar fshehurazi Gylen në emër të qeverisë turke.-raporton  “The Washington Post”.    (https://www.washingtonpost.com/local/public-safety/jury-to-decide-if-michael-flynns-business-partner-lobbied-illegally-for-turkey/2019/07/23/0220eed8-aa4e-11e9-86dd-d7f0e60391e9_story.html?utm_term=.af32501d0bbe)

Puna lobuese është bërë gjatë fushatës së Trump, kur Flynn ishte një këshilltar me ndikim në politikën e jashtme. Edhe Ekim Alptekin ishte i akuzuar për këtë çështje, por nuk udhëtoi për në SHBA për tu përballur me akuzat.

Alptekin punësoi Flynn Intel Group për një kontratë prej 600,000 dollarë me qëllim që Fetullah Gylen, të ekstradohet përsëri në Turqi.

Prokurorët kanë sjellë si prova e-mail që sugjerojnë njoftime të zyrtarëve të qeverisë turke. Një e-mail nga Alptekin tha se qeveria kishte dhënë dritën e gjelbër për projektin.

Por, kush është Ekim Alptekin dhe lidhjet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ekim Alptekin është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan.

Për më tepër, Lulzim Basha është edhe kumbar në familjen e Ekim Alptekin.

Foto më sipër tregon dasmën e Ekim Alptekin dhe “kurorën apo bekimin” e martesës ia jep Lulzim Basha.(CNA.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURISTIK NË ÇDO STINË/ Kur "njëmijë e një dritaret" e Beratit janë "magnet" për turistët (PAMJET)
Previous article PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOL/ Të dyja skuadrat synojnë kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT