• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BIZNESET SHQIPTARE/ Sipërmarrjet të lojërave të fatit, qiramarrjes apo energjisë, fitime rekord në rajon
Home
Ekonomi
Portret

BIZNESET SHQIPTARE/ Sipërmarrjet të lojërave të fatit, qiramarrjes apo energjisë, fitime rekord në rajon

20 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Sipërmarrjet shqiptare të lojërave të fatit, qiramarrjes apo energjisë kanë normat e fitimit më të lartat në rajon, teksa nivelet e kthimit prej 70% nuk shihen në asnjë prej vendeve të tjera të Europës Juglindore. Përgjithësisht, kompanitë rajonale me ecuri më të mirë kanë një normë fitimi midis 14 dhe 22%.

Sipas SEE News, një njësi e inteligjencës për Europën Juglindore, me qendër në Bullgari, e cila harton renditjen e 100 sipërmarrjeve më të mëdha të Europës Juglindore, kompania më fitimprurëse në rajon në vitin 2017 ishte Hip – Petrohemija AD, me aktivitet në fushën e industrisë kimike, me një normë prej 53.8%. Kjo normë e lartë, më shumë sesa nga aktiviteti normal, ka ardhur si rrjedhojë e një konvertimi borxhi, që ka rritur me pesë herë kapitalin e regjistruar.

Në vend të dytë është Hidroelectrica SA, në Rumani, me aktivitet në energji, me 40.9%, e ndjekur nga Roomgaz, po në Rumani, me 37%. Për subjektet e tjera që renditen ndër 10 më fitimprurëset në rajon, norma e fitimit varion nga 14 në 22%.

Subjektet me pronësi shtetërore zënë tre vendet e para në listën e 10 sipërmarrjeve më fitimprurëse, që dominohen nga Rumania dhe Serbia, të cilat kanë përkatësisht nga katër dhe pesë biznese në listë, përkatësisht, thuhet në raport.

Sektorët me kthimin më të lartë në raport me të ardhurat në rajon janë nafta dhe gazi (në Shqipëri ky segment rezulton me norma minimale fitimi), tregtia, energjia, telekomunikacionet si dhe industria automative. Shqipëria është unike për numrin e lartë të bizneseve të lojërave të fatit, si në renditjen sipas të ardhurave ashtu dhe të përfitueshmërisë. Lojërat e fatit kanë shënuar rritje dyshifrore të të ardhurave, paradoksalisht që pas aksionit të qeverisë “Fundi i Marrëzisë” në gjysmën e dytë të 2013-s, teksa normat e fitimit mbeten më të lartat në ekonomi, duke i kaluar edhe 50%. o unike në Shqipëri janë dhe fitimet e larta të koncesioneve, të cilat kanë qenë historikisht biznese “të dhuruara”, me treg të sigurt, mungesë konkurrence e fitime të larta. Edhe kompanitë e ndërtimit raportojnë kthime deri në 40%, ndërsa në rajon mungojnë sipërmarrjet e ndërtimit, si në listën e më të mëdhenjve ashtu dhe kompanive më fitimprurëse, teksa lulëzimi i këtij sektori duket se ka marrë kaq hov vetëm në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEN SËRISH/ Talenti i kombëtares i jep golin e fitores ekipit të tij
Previous article BABA PËR HERË TË TRETË/ Gena jep lajmin e bukur (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT