• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIZNESMENI ITALIAN FSHIHEJ NË VLORË/ Davide Pecorelli me emrin Cristiano shtirej si shkrimtar
Home
Breaking News

BIZNESMENI ITALIAN FSHIHEJ NË VLORË/ Davide Pecorelli me emrin Cristiano shtirej si shkrimtar

21 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Biznesmeni Italian Davide Pecorell i cili inskenoi vdekjen e tij në janar të këtij viti, i ka gënjyer të gjithë.

Pasi u zbulua se ishte gjallë në Itali, ai është marrë në pyetje nga prokurorët ndërsa gazetarëve ju tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte qëndruar murgjit në Bosnje.

Por në të vërtetë Pecorelli, me pamje të ndryshuar, por sërish me të njëjtën buzëqeshje, jetonte në Vlorë, raporton “Top Channel”.

Në muajin Mars, ai u është prezantuar miqve të tij të rinj me emrin Kristiano dhe gjatë gjithë verës ka qëndruar në Vlorë.  Pecorelli me flokë të gjatë dhe me mjekër qëndronte gjithë ditën në lokale, restorante dhe plazhet e Vlorës.

Kjo është foto nga një prej pasditeve me bisedat e gjata me shumë raki dhe rrëfime ndërsa bënte plane edhe të udhëtonte me ekipin e flamurtarit në Parga ne Greqi për një ndeshje miqësore.

Davide Pecoreli kishte qëndruar aq gjatë në Shqipëri sa kishte mësuar shqip, në kohën kur kërkohej si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Ky është pallati ku Pecorelli jetonte nën emrin Kristiano. Cdo dite shëtiste ne Lungomare, luante futboll ne fushat e sportit dhe bënte plazh.

Miqtë të tij shqiptarë ai ju tregonte se po shkruante një histori për Kontin e Montekristos të vendosur në ishullin e Sazanit. Dhe në fakt ishte kaq shumë i fiksuar me këtë histori sa në fund u kap pikërisht në ishullin e famshëm të Montekristos në Itali.

Në Pukë, në makinën e marrë prej tij me qera u gjetën mbetje të një njeriu dhe prokuroria shqiptare pritet ta vendosë nën akuzë për shkatërrim prone deri edhe zhvarim. Ndërkohë mendohet se në këtë mashtrim Pecorelli ka pasur edhe bashkëpunëtorë që e kanë ndihmuar. Personat me të cilët ai është shoqëruar për 6 muaj e gjysmë në Vlorë tregojnë se komunikimin e fundit më të e kanë patur më 12 shtator, kur Davide Pecoreli nën emrin Kristiano po bënte foto dokumentesh.

Ata dyshuan që në fillim se bëhej fjalë për dokumente false. Pas kësaj date, ata mësuan se kishin bashkëjetuar me italianin e zhdukur kur ripanë fotot dhe buzëqeshjen e mikut të tyre që aq shumë e kishte qef rakinë, bisedat për futbollin dhe thesarin e konte Montekristos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAP fiton çmimin “Projekti në Gaz i Vitit” në çmimet Gastech Awards 2021
Previous article COVIDI/ Skënder Brataj: 120 vizita në ditë, mbi 50% trajtohen në banesë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT