Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.
Pas takimit që ka patur në mëngjes më ish-presidentin Nishani, meta ka pritur në zyrë pak minuta më parë ish-presidentin Bamir Topi.
Sipas Burimeve pranë Presidencës mësohet se në institucionin e Presidencës ka mbërritur ish-Presidenti Bamir Topi. Menjëherë pas letrës se z. Bushati Meta ka bere lëvizjen e tij të radhës duke u konsultuar me Presidentët e mëparshëm.
- Takimi me Nishanin (DETAJET)
Burime nga Presidenca, konfirmojne se dje ne mbremje ka mberritur kerkesa nga Ministria e Puneve te Jashtme.
Sakaq, sot ne oren 8.00 të mengjesit, Presidenti Meta ka pritur ish Presidentin Bujar Nishani per t’u konsultuar ne lidhje me kete kerkese.
Pritet qe Presidenti Meta te konsultohet edhe me ish Presidentet e tjere qe kane ushtruar detyren e tyre keto 2 dite dhe me pas jape nje pergjigje.


