• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET SHBA-UKRAINË/ Trump: Ka shanse për marrëveshje, por korrupsioni në Kiev pengon
Home
Nderkombetare

BISEDIMET SHBA-UKRAINË/ Trump: Ka shanse për marrëveshje, por korrupsioni në Kiev pengon

1 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump në një prononcim për gazetarët në avionin presidencial Air Force One, teksa kthehej në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se ekzistojnë “mundësi shumë të mira” që Ukraina dhe Rusia të arrijnë një marrëveshje paqeje, pas raundit të fundit të bisedimeve të zhvilluara në Florida. Megjithatë, ai theksoi se korrupsioni në Ukrainë ishte problem dhe nuk ndihmonte në negociatat e paqes.

Bisedimet mes zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të dielën ishin produktive sipas Sekretarit të Shtetit, Marko Rubio, por më shumë punë është e nevojshme për të shkuar drejt marrëveshjes së paqes.

Rubio u takua me një delegacion ukrainas në Florida, i drejtuar nga kryenegociatori i ri i Kievit, Rustem Umerov. Ai zë vendin e Andri Yermak, i dorëhequr mes skandalit për korrupsion. Të pranishëm në takim ishin edhe i dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve wittkof dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

Witkoff do të shkojë këtë javë në Moskë për bisedime: “Ka ende shumë punë për t’u bërë, por sot ishte sërish një seancë shumë produktive dhe e dobishme ku mendoj se u bë përparim shtesë. Ne vazhdojmë të jemi realistë për vështirësitë, por edhe optimistë, veçanërisht duke konsideruar se ekziston një vizion i përbashkët se kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e luftës. Ka të bëjë me sigurimin e së ardhmes së Ukrainës, një të ardhme që shpresojmë të jetë më e begatë se kurrë më parë”.

Edhe kryenegociatori ukrainas i cilësoi si produktive bisedimet, duke thënë se SHBA po i dëgjon dhe mbështet. Megjithatë, një burim i cituar nga AFP tha se takimi nuk kishte qenë aspak i lehtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI I 19-VJEÇARES NË DIBËR/ Oficeri Jetmir Uka u prezantua si shefi i krimeve, zbulohet komunikimi
Previous article EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Gjendet në Durrës një tjetër automjet i përfshirë në ngjarje, 15 persona...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT