• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET NË KREMLIN/ Zbardhen detajet, për çfarë ranë dakord Erdogan e Putin
Home
Nderkombetare

BISEDIMET NË KREMLIN/ Zbardhen detajet, për çfarë ranë dakord Erdogan e Putin

24 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili qëndron për vizitë pune njëditore në Moskë, ka zhvilluar një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Pallatin e Kremlinit në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media presidenti Erdoğan ka theksuar se ka nevojë për një përpjekje të përbashkët kundrejt organizatave terroriste që synojnë të minojnë bashkëpunimin turko-rus.

“Është e një rëndësie kritike të mos krijohet boshllëk që mund të keqpërdoret nga organizatat terroriste gjatë tërheqjes së SHBA-së nga Siria”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Më tej, ai tha se lufta e tyre kundër organizatave terroriste në Idlib të Sirisë do të vazhdojë në mënyrë të përbashkët.

“Në lidhje me zonën e sigurisë, vazhdojnë bisedimet e ministrave përkatës me në krye liderët. Në lidhje me këtë, për ne është e rëndësishme ndjeshmëria e rajoneve që përbëjnë kërcënim”, deklaroi Erdoğan.

PUTIN 

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media Putin ka theksuar se “janë duke punuar” mbi një zgjidhe të përhershme të çështjes së Sirisë, duke u shprehur se, “Duam që problemin ta zgjidhim përmes mjeteve politike dhe diplomatike”.

Sipas tij, nëse SHBA-të realizojnë planin për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, do të ishte “një hap pozitiv”.

Putin po ashtu foli edhe për takimin trepalësh, i cili i referohet zgjidhjes së çështjes së Sirisë, duke theksuar se, “Takimin trepalësh i liderëve Turqi-Rusi-Iran synojmë ta zhvillojmë në Moskë”.

Lidhur me zonën e sigurisë në Siri, Putin ka theksuar se “respektojnë interesat e miqve tanë turq, veçanërisht në garantimin e sigurisë”.

“Jemi të një mendimi me Turqinë për t’i luftuar së bashku të gjitha organizatat terroriste”, deklaroi Putin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA MESHKUJ KE BËRË TË LUMTUR? Pyetja e Shakohoxhës lë pa fjalë Bleona Qeretin
Previous article "MARTOHU SE LE NAM"/ Xhensila Pere nuk ja përton fansit: Nuk ja kam zënë...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT