• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bisedimet me Greqinë/ Presidenca: Nuk kemi ende kërkesë për ekspertët. Pa firmën e Metës …
Home
Shqipëri

Bisedimet me Greqinë/ Presidenca: Nuk kemi ende kërkesë për ekspertët. Pa firmën e Metës …

30 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Çështja e kufijve detarë është një nga temat e diskutuara në bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Kocias dhe Ditmir Bushati.

Takimet e zhvilluara në dhjetor në Kretë dhe disa ditë më parë në Korçë janë përqendruar në disa pika, përfshirë edhe marrëveshjen e detit.

Një ditë më parë në një raportim mbi bisedimet në Komisionin e Jashtëm, ministri Bushati tha se e ka informuar presidentin e Republikës në lidhje me këto bisedime dhe theksoi se gjatë tyre është shprehur bindja për t’i qëndruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me paktin detar me Greqinë.

“Kam biseduar me presidentin e Republikës. E kam informuar për hapat që mund të ndërmerren në parim në lidhje me Greqinë. Ne do t’i përmbahemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bushati.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar në televizionin shtetëror grek, se me palën shqiptare është rënë dakord për ndryshim të vijës kufitare, pra të marrëveshjes së parë dhe madje se Shqipëria i njeh Greqisë të drejtën për ta shtrirë kufirin në 12 milje detare.

Ky është një aspekt politik që ka dhënë dakordësi në parim për njohjen reciproke të disa koordinatave të përgjithshme, pasi puna konkrete u takon ekspertëve.

Mirëpo këta ekspertë duhet që të marrin plotfuqinë nga Presidenca, jo vetëm pse kështu e thotë ligji, por sepse kjo është një nga çështjet për të cilat është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese në rastin e rrëzimit të vendimit të parë.

Burime nga Presidenca thanë se nuk ka ende një kërkesë të tillë nga qeveria.

“Takimet e deritanishme mes dy ministrave kanë qenë politike dhe nuk është ngritur një grup pune për të punuar konkretisht me këtë çështje”, thanë burime nga Presidenca.

Çka do të thotë se dakordësia politike me palën greke duhet të gjejë shprehje konkrete mbi hartë dhe nga ekspertët.

Ky është një vendim që kalon nga presidenti, partia e të cilit sot ka dalë kundër diskutimeve me palën greke.

Mbetet për t’u parë çfarë do të bëhet, por pakti i shumëpritur i muajit prill do të kërkojë gjithësesi firmën edhe të Ilir Metës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të pasmet e Gretës, nuk lënë vend as për imagjinatë (FOTO)
Previous article A është ndarë PS përfundimisht nga LSI? Deputeti Braçe: Keni dyshime akoma?!

g.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT