Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar sot qytetaret “te pergatiten per te mbrojtur me çdo çmim integritetin e vendit dhe interesin kombetar nga dyshja antishqiptare e neo-bllokmeneve Rama-Bushati!”, sic shkruan ai ne nje postim ne FB.
“Edi Rama, serish eshte genjeshtar 2 meterlik kur mashtron se po zgjidhim probleme qe nuk jane prekur nga qeverite shqiptare per 70 vite me rradhe. Ky eshte nje trillim i turpshem i nje injoranti qe beson se gjithçka fillon me ardhjen e tij aksidentale ne pushtet”, thuhet nder te tjera ne reagim.
Ndersa i menjehershem ka qene edhe reagimi i ministrit te Jashtem Ditmir Bushati, i cili ne nje postim te shkurter ne FB shkruan:
“Sali! Ti e kupton më mirë nga të tjerët se ç’faqe e zezë do duket marrëveshja jote e detit së shpejti, ndaj je tërbuar! S’ke ç’i bën, shih hallet me drejtesinë e re”.


