• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bisedimet Biden-Putin mund të zgjasin disa orë
Home
Nderkombetare

Bisedimet Biden-Putin mund të zgjasin disa orë

16 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin mbajnë të mërkurën (16 qershor) takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën në janar të këtij viti.

Ekzistojnë pritje të ulëta për ndonjë përparim të madh në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Të dy liderët kanë shfaqur shpresën se bisedimet e tyre në Gjenevë të Zvicrës mund të çojnë në marrëdhënie më të qëndrueshme.

Tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë kanë qenë në rritje për shkak të një sërë çështjesh, duke filluar nga sulmet kibernetike, situata në Ukrainë dhe kontrolli i armëve.

Agjencia Reuters ka cituar një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se takimi do të fillojë në ora 13:00 dhe të dy liderët pritet të flasin për katër ose pesë orë.

Ndërsa këshilltari i politikës së Jashtme të presidentit Putin, Yuri Ushakov, ka thënë se “nuk jam i sigurt se do të arrihet ndonjë marrëveshje”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për vite me rradhë, veçanërisht pas aneksimin të Krimesë në Ukrainë nga Rusia në vitin 2014, pastaj ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Moska i mohon akuzat.

Raportet u përshkallëzuan më shumë në mars kur Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke e nxitur Rusinë të thërriste ambasadorin e saj në Uashington për konsultime. Shtetet e Bashkuara tërhoqën ambasadorin e tyre në prill. Ambasadorët nuk janë kthyer më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET 61-VJEÇARI NË GJIROKASTËR/ Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura
Previous article DALIN PAMJET NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Makina me shpejtësi "skëterrë" përplas këmbësorët, largohet...

s.autor

Postime të ngjashme

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore Botë

PARALAJMËRIMET E RUSISË/ Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT