• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIOGRAFIA/ Ish-Presidenti Alfred Moisiu feston 89-vjetorin e lindjes
Home
Politikë

BIOGRAFIA/ Ish-Presidenti Alfred Moisiu feston 89-vjetorin e lindjes

1 December, 2018 F.autor Politikë

Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka festuar sot 89-vjetorin e lindjes. Kryetari i vetëm konsensual i shtetit shqiptar peshon ende në jetën publike 10 vjet pasi mbaroi mandatin me shumë dinjitet. Në Shqipëri pak njerëz mund të kenë pasur dakordësinë politike që pati rreth vetes Alfred Moisiu, kur u zgjodh president në 2002. Ai është edhe sot ish-presidenti i vetëm konsensual dhe po ashtu i vetmi që qe “mbi palët” qoftë edhe për shkak të mënyrës se si ai u zgjodh, por edhe më shumë të asaj se si u soll me institucionin që mori përsipër të drejtonte. Pasardhës i një familjeje me mbiemër të madh, Alfred Moisiu ka marrë përsipër edhe këtë peshë, duke qenë në historinë e Shqipërisë një tjetër Moisi i rëndësishëm, një njeri i dialogut dhe respektit politik dhe prej kësaj, një ndër të paktët në këtë dekadë të fundit, fjala e të cilit mund të dëgjohet pa biasin e të qenit palë.

Biografia

U lind më 1 dhjetor 1929 në Shkodër, i biri i Spiro Moisiut. Më 1941 – 1945 ndoqi gjimnazin e Tiranës. Më 1946 – 1948 ndoqi shkollën e Inxhinierisë Ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Më 1949 – 1951 qe instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Më 1958 – 1966 qe oficer në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.
Më 1966 – 1971 u caktua komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë. Më 1971 – 1981 qe drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1981 – 1982 qe zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më pas komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel deri më 1984. Më 1985 deri më 1991 nxirret në pension. Më 1991 – 1992 u emërua ministër i Mbrojtjes.
Më 1992 – 1994 qe këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Më 1994 – 1997 zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes dhe po nga 1994 deri më 2002 president i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut. Rinxirret në pension më 1997 deri më 2002, kur dhe u zgjodh President i Republikës nga parlamenti më 24 qershor dhe mori detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007. Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM TË FTUAR QË ZIHEN"/ Luana Vjollca ndihet e lumtur dhe sapo na e zbuloi arsyen (VIDEO)
Previous article REPLIKË ME MUÇ NANON/ Falë Zotit, unë jam teist: A e refuzon Zotin, arsyeja dhe shkenca humane?

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT