Dy ditë më parë kandidati pë bashkinë e Lezhës i Bindjes Demokratike, Salvador Kaçaj dha dorëheqjen nga gara dhe u shpreh se nuk pranon të jetë fasadë e një regjimi partiak.
Pas tërheqjes nga gara nuk mungoi edhe reagimi i kryetarit të “Bindjes“Astrit Patozi i cili ka shkruar, në “Facebook” se në garë rrinë ata që kanë këllqe.
Por duket se tërheqja e Salvador Kaçaj, ka ardhur ashu si tha Patozi nga presioni i bërë nga emra të lartë të partisë demokratike.
Një foto duket se ka qenë komploti ndaj Astrit Patozit, ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha, gazetari i “pavarur” Agron Gjekmarkaj dhe kryetari i PD-së së Laçit, Behar Haxhiu.
Kjo foto është shkrepur në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili duket se e ka bindur Kaçaj të japë dorëheqje nga gara.
Salvador Kaçaj ka qenë ish-kryetari i Bashkisë së Shën Gjinit për të djathtë dhe ka lidhje të forta me PD-n.
Përgatiti: AlpeNews.al



