• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BINDJA DEMOKRATIKE U REGJISTRUA JASHTË AFATIT”/ Gjykata nuk i njeh mandatin kryebashkiakes së Durrësit
Home
Politikë

“BINDJA DEMOKRATIKE U REGJISTRUA JASHTË AFATIT”/ Gjykata nuk i njeh mandatin kryebashkiakes së Durrësit

17 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Me një vendim të papritur, ndryshe nga Gjykatat e rretheve të tjera që i kanë vërtetuar mandatet e kryebashkiakëve të tjetër të Partisë Socialiste në disa bashki, Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë vërtetimin e mandatit kryebashkiakes të zgjedhur më 30 qershor për bashkinë e qytetit bregdetar, Valbona Sakos.

Vendimi, të cilin Shqiptarja.com e disponon, argumenton se partia Bindja Demokratike, që çoi në garë përballë Sakos, Valbona Sakollarin, është regjistruar në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve përtej afateve ligjore në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në vendim thuhet se Bindja demokratik u regjistrua në Gjykatë më 25 prill, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këto kushte, Gjykata e Durrësit e vlerëson të pavlefshëm regjistrimin e partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit. Po ashtu, Gjykata në vendimin e zbardhur, shpall të pavlefshëm edhe fletën e votimit për kandidatët për kryetar bashkië në Durrës, fletë ku kishte dy emra, Valbona Sakon nga PS dhe Valbona Sakollarin nga Bindja Demokratike. Në argumentin e tretë të vendimit, thuhet se edhe rezultati i votimit për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit, është i pavlefshëm.

Me këtë vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë së Durrësit që mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka, do të pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili është i formës së prerë.

“Gjykata bazuar në nenin 60 pika 1 e ligjit 139/2015 për qeverisjen vendore, vendosi rrëzimin e kërkesës së kërkueses Valdbona Sako për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të bashkisë Durrës”, –thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit, ndaj të cilit mund të bëhet ankimim në Gjykatën e Apelit të Durrësit brenda afatit ligjor 5 ditor, duke filluar nga e nesërmja, 18 korriku.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike i bëri thirrje gjyqtarëve, që të mos certifikojnë kryebashkiakët e Partisë Socialiste, pasi sipas tyre zgjedhjet e 30 qershorin ishin farsë, dhe se gara e vërtetë elektorale sipas opozitës, do të bëhet më 13 tetor, datë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKOHEN NË GJIPE/ Turistët gjerman shpëtohen nga policia nëpërmjet litarëve
Previous article NDRYSHON SITUATA/ Neymar refuzon Barcelonën, kërkohet lëvizja drejt gjigantëve...

F.autor

Postime të ngjashme

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë Politikë

DORËZIMI I PROGRESRAPORTIT PËR SHQIPËRINË/ Rama njofton konferencën me ambasadoren e BE-së në Tiranë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu Politikë

"EDHE NË SPAÇ PO TË MË ÇONI..."/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS nuk rritet me skorjet që hedh Saliu

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe... Aktualitet

SHPËRTHIMI NË PALLATIN NË ELBASAN/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT