• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILETAT FALCO/ “Bosët” e transportit publik 1 miliardë lekë dëm shtetit, evazion fiskal prej një viti
Home
Breaking News

BILETAT FALCO/ “Bosët” e transportit publik 1 miliardë lekë dëm shtetit, evazion fiskal prej një viti

29 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 4 pronarëve të kompanive të transportit publiknë kryeqytet dhe 4 bashkëpunëtorëve të tyre të cilët falsifikonin biletat e autobusëve duke kryer evazion fiskal.

Kjo veprimtari kriminale kishte të paktën një vit që kishte nisur duke shpërndarë biletat e falsifikuara dhe jo ato origjinale të shtypura në shtypshkronjë.

Sipas burimeve, përllogaritja e dëmit që i është shkaktuar shtetit arrin në 1 miliardë lekë. Dëmi fillon që nga prodhimi i tyre ku për një biletë i paguhet shtypshkronjës 8.4 lekë, e më pas TVSH mujore si dhe ne fund tatim fitimi i xhiros.

Ditën e djeshme në pranga kanë rënë Ferdinand Ibrahimi, 60 vjeç me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi i të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale (biletat), në tentativë për t’i asgjësuar.

Të arrestuarit e tjerë janë Fatos Vrapi , 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit “AlbaTrans” dhe bashkëshortja e tij Albana Vrapi, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore dhe ortake (të dy janë bashkëpronar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës); Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë (ka në pronësi linjën e Porcelanit), me detyrë administratore; Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobusash; Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobusash; Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomist në një shoqëri autobusash.

Ferdinand Ibrahimi është një emër i njohur i botës së biznesit. Ai është pronar i firmës “Ferlut”. Ndërsa për sa i përket të arrestuarit Fatos Vrapi, ai ka detyrën edhe si anëtar i Këshilli Bashkiak në Tiranë nën siglën e Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos. Ndërsa të arrestuarit e tjerë akuzohe si bashkëpunëtor të cilët shpërndanin biletat e falsifikuara .

Ata përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhuara në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Politikania më e re shqiptare, që po “TËRBON” rrjetin (FOTO)
Previous article "E BUKUR SI ERA, SEXY SI..."/ Keisi Medini i preu flokët shkurt dhe duket kaq ndryshe (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë... Breaking News

DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova Aktualitet

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT