Bilanc tragjik per vrasjet dhe dhunën ndaj guras ka shënuar 2017, në Shqipëri. Tetë gra, kanë humbur jetën këtë vit si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët e tyre, me të cilët ato kishin lindur dhe rritur edhe fëmijë, por jo vetem.
Njihuni me fatkeqësitë e femrave të vrara gjatë vitit 2017:
5 prill 2017
Durrës, Ersid Curri, 23-vjeç, vret me armë zjarri gjyshen (Hurme Curri) dhe më pas edhe veten.
Ersid Curri 25 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gjyshen e tij, Hurma Curri, dhe më pas ka drejtuar armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.
4 maj 2017
Kurbin, Ndoc Tota, 75 vjeç, qëllon me levë hekuri në oborrin e shtëpisë , nusen e djalit (Vera Tota).
41-vjeçarja Vera Tota u gjet nga fqinjët e pajetë dhe e mbuluar në gjak në oborrin e banesës së saj në fshatin Zhejë të Kurbinit. Nëna e dy fëmijëve kishte vdekur si pasojë e goditjes me mjete të forta.
8 maj 2017
Shkodër, Beqir Xhilaj, 74 vjeç, vret me armë gjahu gruan e tij, 27 vjet më të vogël (Lumturie Xhilaj).
Ai e ka pritur grupin hetimor në banesë dhe ishte ulur pranë kufomës së saj dhe pinte raki. Madje ka qenë vetë Xhelilaj që ka njoftuar policinë, duke thënë se bëhej fjalë për një vetëvrasje.
18 gusht 2017
Lushnje, Tajar Kazanxhiu, 55 vjeç, vret me sqepar në banesë gruan (Natasha Kazanxhiu).
“E vrava se e doja…Isha xheloz për të.”
20 gusht 2017
Kamëz, Halil Lita, 65 vjeç, vret me armë zjarri gruan (Dije Lita) dhe më pas edhe veten.
“Gjithçka u bë, se kthej dot më pas”. Kjo ka qenë e vetmja frazë që Halil Lita i kishte thënë vëllait të tij pasi kishte vrarë bashkëshorten në kuzhinën e tyre.
31 gusht 2017
Tiranë, Fadil Kasemi, 53 vjeç, vret me armë zjarri ish-bashkëshorten, gjyqtaren e Shkodrës, Fildes Hafizi.
“Fadil Kasemi ka udhëtuar atë ditë nga Tirana në një makinë me targa të huaja, të marrë me qira. Ai ka shkuar në Durrës me qëllim për të sulmuar bashkëshorten e vet, sepse në çantë ka patur edhe armë zjarri, lokalizimin e vendit ku rini e ka ditur për shkak të kontakteve me fëmijët. Gjyqtarja ka vënë re pranin e bashkëshortit, nuk ka pasur mundësi reagimi sepse Fadil Kasemi e ka qëlluan në fytyrë. Më pas ata janë përleshur, gjatë përleshjes ajo ka arritur të shohi se brenda çantës ka një armë zjarri. Në këtë moment gjyqtarja i ka rrëmbyer çantë dhe ka vrapuar vijës së plazhit duke bërtitur që po më vret po më vret.
24 shtator 2017
Pogradec, Bashkim Mekolli, 49-vjeç vret me mjete të forta sqepar dhe thikë gruan (Demirkë Mekolli).
“Isha xheloz dhe prandaj e vrava. U zgjova në mengjes dhe u zumë ajo s’më dëgjonte. Edhe me babain nuk flisja prej kohësh. Sherri me gruan nisi që ne darke dhe nuk durova dot mora çfarë gjeta para dhe e godita në kokë kur e pashë në oborr, kaq mbaj mend”, ka thënë Mekolli në Polici.
23 nëntor 2017
Kavajë, Sami Metushi, 50 vjeç, vret me thikë bashkëshorten për motive te dobëta.
Ai u përlot para trupit gjykues teksa dëgjoi dënimin “arrest me burg” dhe tha: Nuk e di ç’kam bërë. Kishim 4 vjet që grindeshim.”
Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa Sami Metushi ka dalë me duart e përgjakura në oborr ku ishin tri fëmijët e tyre duke u thënë: E vrava nënën!”
Përgatiti: AlpeNews.al










