• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

26 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I TRISHTË NGA TËRMETI/ Mbi 9.500 viktima në Turqi dhe Siri
Home
Nderkombetare

BILANCI I TRISHTË NGA TËRMETI/ Mbi 9.500 viktima në Turqi dhe Siri

8 February, 2023 shqipe.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Kronikë, Nderkombetare

Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, janë vrarë mbi 9.500 persona.

Zyrtarët thanë më 8 shkurt se 6.957 persona janë konfirmuar se janë vrarë në Turqi dhe 2.547 në Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar të tërmeteve të fuqishme.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Por, përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

Në qytetin sirian të Xhindajrisit, një foshnje e sapolindur u nxor nga rrënojat.

“Ne pastruam pluhurin dhe e gjetëm foshnjën që kishte ende kordonin e kërthizës, e premë atë dhe kushëriri im e mori foshnjën e dërgoi në spital”, tha një familjar i foshnjës së shpëtuar nga rrënojat.

Një burrë sirian duke qarë pas tërmetit në Jandaris, Siri, 7 shkurt 2023.

Disa prej dëmeve më të mëdha janë regjistruar në provincën turke të Gaziantepit, ku qindra ndërtesa janë shembur dhe janë bllokuar rrugët, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.

Personat që i kanë mbijetuar tërmetit, shumica prej të cilëve nuk kanë këpucë e as rroba të ngrohta, po përballen me mbijetesë në temperatura të ulëta.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet që të vizitojë zonën e prekur nga tërmetet më 8 shkurt.

“Kjo është një prej fatkeqësive më të mëdha në rajonin tonë dhe në botë, jo vetëm në historinë e republikës sonë”, tha ai.

Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj pas tërmeteve
Në Siri, operacionet e shpëtimit janë ndërlikuar për shkak se sistemi i kujdesit shëndetësor dhe infrastruktura është shkatërruar nga lufta civile që po zgjat që 12 vjet.

Dhjetëra shtete në mbarë botën kanë ofruar ndihmë emergjente humanitare, përfshirë dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe furnizime të tjera të ndihmës.Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se ekipet nga 35 shtete tashmë kanë arritur në zonat e prekura nga tërmetet.

Bashkimi Evropian ka ofruar që të dërgojë mbi 1.200 punëtorë të shpëtimit, përfshirë dy ekipe mjekësore dhe mbi 70 qen të kërkim-shpëtimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se deri në 23 milionë persona mund të preken nga fatkeqësia, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe siriane bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të heqë sanksionet e vendosura ndaj Qeverisë së presidentit autoritar sirian, Bashar al-Assad, për të lehtësuar përpjekjet e shpëtimit.

Tërmeti prej 7.8 ballësh ishte më i fuqishmi që ka goditur Turqinë që nga viti 1939, kur 33.000 persona u vranë në provincën Erzincan. Mbi 17.000 persona u vranë më 1999 nga tërmeti në këtë zonë, që është një prej zonave me aktivitet më të madh sizmik në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O ZOT NA NDIHMO"/ Momenti prekës, të qarat e sirianit që humbi 12 anëtarët e familjes në tërmet flasin më shumë se çdo fjalë
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, në pranga dy të rinj në Shkodër (EMRAT)

shqipe.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA E OHRIT/ Kurti pas takimeve në Tiranë: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare Breaking News

MARRËVESHJA E OHRIT/ Kurti pas takimeve në Tiranë: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

DALIN DETAJET E REJA/ Aksidenti i autobusit të linjës së Krrabës: Shoferi ishte me agjërim, i ra vilani Aktualitet

DALIN DETAJET E REJA/ Aksidenti i autobusit të linjës së Krrabës: Shoferi ishte me agjërim, i ra vilani

DETAJET/ Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2 mijë lekë, çfarë i ndodhi shoferit të DEHUR Aktualitet

DETAJET/ Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2 mijë lekë, çfarë i ndodhi shoferit të DEHUR

Facebook Comments

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh? Blog

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT