• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I POLICISË PËR JANARIN/ 107 operacione dhe 498 të arrestuar
Home
Breaking News

BILANCI I POLICISË PËR JANARIN/ 107 operacione dhe 498 të arrestuar

7 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka bërë publik bilancin e punës për muajin janar 2026, ku thekson intensifikimin e operacioneve kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të paligjshme. Gjatë këtij muaji janë finalizuar 107 operacione policore dhe janë arrestuar 498 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në bashkëpunim me EUROPOL, INTERPOL dhe autoritetet partnere ndërkombëtare, janë zhvilluar 17 operacione për goditjen e rrjeteve kriminale dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat, policia ka sekuestruar rreth 186 kg kanabis, 3 kg kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë dhe fara kanabisi, si dhe pajisje për kultivim në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu janë konfiskuar 41 armë zjarri, granata, municion luftarak dhe pasuri me vlerë rreth 20 milionë lekë, përfshirë automjete, prona dhe llogari bankare të përfituara nga aktivitetet kriminale. Policia ka zbuluar ambiente për kultivim droge, lojëra fati të paligjshme, kontrabandë mallrash dhe trafik armësh e narkotikësh.

Janë parandaluar disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë konflikte me armë zjarri dhe tentativa për trafik droge drejt Greqisë dhe Italisë. Në fushën e krimit rrugor, Policia Rrugore arrestoi 197 drejtues mjetesh, pezulloi 216 leje drejtimi dhe vendosi mbi 93 mijë masa administrative.

Në pikat kufitare u evidentuan dhjetëra raste të kalimeve të paligjshme, përdorimit të dokumenteve false dhe trafikimit, ndërsa Policia e Shtetit konfirmon se kontrollet dhe hetimet intensive do të vijojnë për rritjen e sigurisë në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA VDEKJA E 4-VJEÇARIT NË VLORË/ Dyshohet se i bëri reaksion mjalti
Previous article VENDIMI I GJKKO PËR BALLUKUN/ Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

s.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ GJKKO e dënon me 8 vite burg për trafikim narkotikësh Zamir Hoxhën

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën Aktualitet

"NUK E BËRA UNË"/ Grabiti 60 mijë eurot tek banka tek Komuna e Parisit, Robert Duka nuk e bind Gjykatën

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT