• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I JAVËS/ Policia: 186 të arrestuar dhe 420 persona të proceduar penalisht
Home
Aktualitet
Kronikë

BILANCI I JAVËS/ Policia: 186 të arrestuar dhe 420 persona të proceduar penalisht

24 April, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara në një javë në të gjithë vendin.

Operacionet janë kryer për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike apo trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Sipas policisë, gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 645 persona, nga këta: 186 janë arrestuar, 420 janë proceduar penalisht dhe 39 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 49 persona në kërkim, nga këta: 39 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara: “50 Dollars”, “Monday”, “Filiali 2” (2 raste), “Taxi”, “Repeater”, “Similar”, “Fati i lojërave” (3 raste), “Hide”, “Ëeekend”, “Ancona”, “Elektroaut”, “Përsëritësi”, “Reklamat”, “Houses”, “Often”, “Karbunara”, “Knock doën”, “Restart 7”, “First”, “Krasta”, “Arapaj”, “Baks”, “Vukpalaj”, “Pistulli” dhe “Acidet”.
Janë zhvilluar 3 operacione të mëdha, për goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike: megaoperacioni “Knock down”, i zhvilluar nga DVP Korçë, me 101 persona të proceduar, nga të cilët 31 me masë sigurie “Arrest në burg” dhe 70 të proceduar në gjendje të lirë; operacioni “Taxi”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, gjatë të cilit u sekuestrua rreth 1 kilogramë kokainë dhe operacioni “Restart 7”, po nga DVP Korçë, gjatë të cilit u sekuestruan rreth 40 kilogramë kanabis.
Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 4 operacione dhe 1 megaoperacion për kontrollin e territorit, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit me anë të llambave, 1334 fidanë narkotikë dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe në sera.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 10 armë zjarri, 2 armë gjahu, 7 thika, 3 doreza metalike, lëndë eksplozive, municion luftarak etj.
Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar në total rreth 40.5 kg cannabis, rreth 1 kg kokainë, doza me heroinë, qindra fara kanabisi dhe fidanë narkotikë, 30 automjete, 63 celularë, monitorë për lojëra fati, shuma parash dhe mallra kontrabandë.
Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.
Janë evidentuar dhe goditur 24 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 33 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 34 raste.
Policia Rrugore:

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 547 leje drejtimi, nga të cilat: 435 për tejkalim shpejtësie, 88 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 51 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 49 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 14 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë vendosur 17.423 masa administrative dhe janë goditur 10 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike, shumica nga Policia Rugore e Tiranës.
Për herë të parë, nga Policia Rrugore e Tiranës është aplikuar testi i drogës dhe janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin, nën efektin e drogave të forta.
Policia Kufitare:

Gjatë kësaj jave janë kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar.
Janë proceduar në gjendje të lirë 16 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 7 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 5 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i narkotikëve” dhe 1 person për “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.
Gjithashtu janë goditur 3 raste të mitëdhënies.
Edhe në javët në vijim, Policia e Shtetit njofton se do të vijojë me vendosmëri kontrollin e imtësishëm të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për kapjen e personave në kërkim e atyre që qarkullojnë me armë zjarri, personave që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike apo kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky krahason Putinin me Hitlerin: “Kampet ruse të filtrimit”, si kampet naziste të përqendrimit
Previous article NDODH NË SHBA/ Gjyshja e detyroi të pinte Whiskey, vdes vajza 4-vjeçare (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT