• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I GJYKATËS SË LARTË/ Sadushi: S’e imagjinoni dot në çfarë kushtesh punon një gjyqtar, pa orar dhe pa pushim
Home
Aktualitet
Kronikë

BILANCI I GJYKATËS SË LARTË/ Sadushi: S’e imagjinoni dot në çfarë kushtesh punon një gjyqtar, pa orar dhe pa pushim

29 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nëpërmjet një deklarate për mediat Sokol Sadushi ka bërë këtë të hënë bilancin e Gjykatës së Lartë për vitin 2025. Ai u shpreh kritik sa i përket reformës së drejtësisë duke thënë se sipas tij nuk po funksionon siç duhet.

Reforma tha Sadushi duhet të zbatohet me sa më pak dëme. Pjesa më kritike , shtoi ai mbeten afatet e gjykimit të çështjes si edhe administrimi i sistemit.

“Të jemi kritik, pasi pjesa më delikate e reformës është gjykimi i çështjes brenda afateve. Pjesa më e dobët e reformës është administrimi i sistemit”, nënvizoi Sadushi.

Në vijim të fjalës së tij, Sadushi nënvizoi se shqetësim është fakti që rekurset ende nuk bëhen në formatin që kërkon ligji.

Pjesa më problematike e reformës në drejtësi është gjykimi në kohë i çështjes dhe kjo vjen për shkak të numrit të pakët të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit përkatës. Kolegji Civil është në situatë më kritike. Ju nuk e imagjinoni dot në çfarë kushtesh punon një gjyqtar. Flas për gjyqtarin e Gjykatës së lartë dhe nuk lë pa përmendur gjyqtarin e gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit. Gjyqtarët nuk po vegjetojnë, por çfarë duhet të bëjë një gjyqtar kur jep 425 vendime në ditë. Angazhimi ekziston, por kjo kohë është e tillë sepse është bërë maksimumi i mundshëm. Kjo thirrje që unë bëj është edhe për legjislativin dhe ekzekutivin. Numri i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit problematik, dhe nëse nuk shihet me seriozitet situata do jetë më e rëndë”, tha ai.

I ndalur te Kodi Penal, ai tha se ka nevojë për një diskutim shumë më të gjera, pasi është akti më i rëndësishëm pas Kushtetueses

“Për Kodin Penal ka nevojë për një diskutim shumë të gjerë. Është akti themeltar më i rëndësishëm pas Kushtetueses dhe për këtë arsye duhet të ketë një diskutim më të gjerë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BETEJA JONË, LARGIMI I KËTIJ REGJIMI"/ Berisha: PD ka një problem themelor me departamentin ‘Brain Gain’ dhe ndaj Diasporës, por…
Previous article URON KURTIN PËR FITOREN/ Rama: Uroj që mandati të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT