• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BILANCI/ Bledi Çuçi: Rikthyem Kuvendin në shina, keqardhje për opozitën
Home
Politikë

BILANCI/ Bledi Çuçi: Rikthyem Kuvendin në shina, keqardhje për opozitën

24 July, 2024 s.autor Politikë

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të ecurisë se punëve të Kuvendit dhe vetë forcës politike që ai bën pjesë. Në një konferencë për mediat, Çuçi foli për situatën në Parlament, institucion për të cilin theksoi se është e normalizuar dhe se ka pasur një sesion të frytshëm.

Çuçi u ndal gjithashtu edhe te Amnistia Penale dhe te marrëveshja me Italinë për pensionet.

“Ndër aktet më rëndësi për publikun ka qenë amnistia penale. U vonua, por u miratua me një konsensus të gjerë. Besoj se kanë përfituar një numër i konsiderueshëm i të dënuarve. 1803 të dënuar kanë përfituar, një pjesë ka dalë nga burgi dhe një pjesë tjetër ka marrë ulje të dënimit.

Ka pasur një impakt social besoj, dhe përfitimet që sjellin amnistitë penale në gjithë botën. Moment tjetër i rëndësishëm ka qenë ratifikimi i marrëveshja me Italinë për pensionet.

Vlen për tu shënuar protokolli në fushën e emigracionit, ku ky Kuvend ratifikoi këtë protokoll, marrëveshje mes dy qeverive. Ka rëndësi pasi Shqipëria është në moment ku ka ofruar solidaritetin, jo vetëm më portierin tonë strategjik, por besoj se ka dhënë shembull të jashtëzakonshëm. Shqipëria ka dhënë një kontribut, gati gati një model për BE-në në lidhje me emigracionin”, u shpreh socialisti Çuçi.

Kreu i grupit parlamentar socialist përmendi edhe ngritjen e Komisionit të Dezinformimit dhe Komisionin antikorrupsion, duke thënë se janë shumë të rëndësishme për vlerat e demokracisë dhe jo vetëm. Ndërsa shprehu keqardhjen që opozita nuk është bërë pjesë në këtë proces.

“Për komisionin që lidhet me antikorrupsionin është shumë me rëndësi për kushtet ku është Shqipëria sot dhe reformat për transformimin e shtetit në shtet evropian. Mendoj që e kemi ngritur në momentin kyç.

Duke qenë se shumica e detyrave apo masave dhe institucioneve të përfshira janë përtej qeverisë ne kemi marrë përsipër si parlament. Komisioni ka rëndësi për të shtruar presion pozitiv dhe për të qenë pjesëmarrës aktiv. Është një përsosje e shtetit të drejtës për ta bërë më modern dhe për të qenë një shtet i denjë anëtar në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu po kaq e rëndësishme është edhe Komisioni për Dezinformimin. Është komision për të koordinuar të gjitha përpjekjet për çdo tentativë që vjen nga vendet jo mike për të dezinformuar publikun shqiptar është i domosdoshëm. Është komision që e kanë ngritur disa vende”, deklaroi Çuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DEKLAROI APARTAMENTIN NË VLORË/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Fatos Tushen
Previous article EDISON YPI/ Qafa e Martës

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT