• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI/ 16 vatra aktive zjarri nga veriu në jug! Në Vlorë “lufta” për Karaburunin, vatra të reja në…
Home
Breaking News

BILANCI/ 16 vatra aktive zjarri nga veriu në jug! Në Vlorë “lufta” për Karaburunin, vatra të reja në…

5 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në të gjithë vendin gjithsej janë aktive 16 vatra zjarri. Kështu bëhet me dije në bilancin e Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve nga veriu në jug.

Tre vatra të reja zjarri janë shfaqur gjatë orëve të mbrëmjes. Konkretisht në lagjen Tepe të bashkisë së Shkodrës në orën 22:31 është raportuar një zjarr dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat e kanë vënë në kontroll.

Ndërkohë rreth të njëjtës orë, një tjetër vatër është shfaqur në fshatin Cerunjë në Elbasan ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre. Vatër e re është shfaqur edhe në fshatin Gadurovë të Fierit ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte.

Qarku Vlorë

Vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, ku janë angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendir, si edhe 3 helikopterë. Në fshatin Delisuf të bashkisë Vlorë, vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Po punohet për izolimin e flakëve.

Qarku Shkodër

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij, por kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, të cilat po kontrollohen nga forcat në terren.

Në qytetin Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon zjarri. Në ndihmë të forcave dhe mjeteve të të njësive Fushë-Arrëz dhe Pukë ka shkuar edhe një helikopter. Operacioni për shuarjen e zjarrit do të vijojë ditën e nesërme. Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qarku Dibër

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Lukan , njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore më pak të pyllëzuar. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe vullnetarë të zonës.

Në Qafë Murrë, Njësia Administrative Selishtë, bashkia Dibër, vijon zjarri në sipërfaqe me pisha dhe shkurre.

Qarku Gjirokastër

Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Po vijon puna për të mbajtur nën kontroll situatën. Në këto vatra zjarri dhe në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është punuar gjatë gjithë ditës edhe me një helicopter për shuarjen e flakëve.

Qarku Fier

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte në fshatin Gadurovë, Njësia Administrative Selishtë, në Mallakastër. Për shuarjen e tij janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të bashkisë, të Policisë Bashkiake dhe forca vullnetare. Zjarri vijon të jetë aktiv për shkak të sipërfaqes së madhe të favorizuar nga era dhe terrenit të thyer malor.

Qarku Elbasan

Një tjetër zjarr ka rënë rreth orës 22:30 në fshatin Cerujë, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre. Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat e shërbimit vendor të zjarrfikëses.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Nusja 21-vjeçare humb jetën një orë pas dasmës, nuk kishte hequr ende fustanin e nusërisë
Previous article HOROSKOPI 5 GUSHT/ Tani është koha për të rindezur një mundësi të artë profesionale. Yjet për sot

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT