Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi në Itali. Teksa mendohej se situata në shtetin fqinj po vinte duke u përmirësuar, 24 orët e fundit tregojnë të kundërtën.
Një ditë më parë humbën jetën 269 persona, ndërsa sot 474, (+205), duke e çuar në 28.710 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.
Ndërkohë numri i infeksioneve të reja pothuajse nuk ka ndryshuar, 1965 dje, 1900 sot, me një numër total prej 209.328 të infektuarish.