• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BIG BROTHER VIP ME REGJI MË TË MIRË SE KOMISIONI HETIMOR”/ Manja: Opozita po heton korrupsionin e vitit 2050
Home
Politikë

“BIG BROTHER VIP ME REGJI MË TË MIRË SE KOMISIONI HETIMOR”/ Manja: Opozita po heton korrupsionin e vitit 2050

24 February, 2022 s.autor Politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ironizuar punë n e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, duke theksuar se ato nuk kanë qenë seriozë në punën e tyre.

Manja në fjalën e tij ka theksuar se e ka ndjekur me vëmendje punën e tyre por ka parë se serioziteti në këtë komision nuk ka qenë aspak në rrugën e duhur.

“Në këto ditë të punës së komisionit Hetimor për Inceneratorët shqiptarët kanë parë shumë fotografi sa shqiptarët u është shtuar pasioni për gjeografinë. Më vjen mirë që opozita i është kthyer rregullit në komisionet hetimore, duke lënë mënjanë komisionet rrugore me molotove e dhunë. Në të gjithë këto ditë e kam ndjekur me vëmendje komisionin dhe kam vërejtur seriozitetin e kolegeve të mi përballë pyetjeve të përgatitura në moment. Edhe Big Brother kishte regji më të mirë sesa ajo që donin të bënin dy partitë demokratike.komisioni parlamentar donte që të zinte vendin e Prokurorisë dhe të Gjykatës, komisioni parlamentar të nderuar kolegë ka të tjera detyra, pyet, heton dhe në fund bën një raport në drejtim të zbardhjes  së vërtetës.

Një ditë në komision mburreshim se SPAK ka arrestuar ministra dhe ish ministra më pas thonin se drejtësia është e kapur, duhet të qeni një emërues të përbashkët se për zotin nuk po flasim për për një drejtësi dhe jo për një drejtësi të kohës së zogut. Ne pritem që ky komision të na tregonte se sa kishte marrë njëri e kishte marrë tjetri e kush kishte fshehur nën jastëk, por ne në fakt dëgjuam thjesht shifra që nuk kishin përputhje.

Ato milionat që ato i hedhin hava,a thuaj se kolegët e mazhorancës i kanë gjethe dushku dhe harrojnë se ato para do të paguhen deri në 2027, kolegët e opozitave në Kuvend punojnë për kapjen e korrupsionit në 2050, uroj të kenë jetën e gjatë se këto ose mendojnë se do të vijnë  në pushtet në vitin 2050 ose do të mendojnë për gjeneratën e 2022. Uroj të jetë kjo e para se e sigurt që në 2050 nuk do të jeni asnjë në këtë sallë.

Ky komision tregoi se reforma në drejtësi po ekziston dhe parlamenti më në fund ju kthye normalitetit, kush shkel ligjin ka punë me drejtësinë nuk ka as drejtësi mediatike e as mikse por vetëm një drejtësi atë që japin gjykata e vendit që janë më të mirë sesa të gjithë ne”, ka thënë Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALIMI I PLOTË/ Ja si e argumenton Putin thyerjen e rendit ndërkombëtar
Previous article PAMJET DRAMATIKE/ Civilë të vrarë, radhë të gjata makinash

s.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT