• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Bien kreditë me probleme, bankat arrijnë nivele rekord fitimesh për 9-mujorin
Home
Ekonomi

Bien kreditë me probleme, bankat arrijnë nivele rekord fitimesh për 9-mujorin

6 November, 2017 xhesi.editor Ekonomi

Sistemi bankar ka arritur në nivele fitimesh rekord në 9 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Për periudhën janar-shtator 2017, fitimi i sistemit arriti në 16.9 miliardë lekë, duke u rritur me 161% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është niveli më i lartë i fitimeve i arritur nga sistemi, që nga viti 1999, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Arsyeja kryesore e kësaj rritjeje të lartë të fitimeve lidhet me uljen e shpenzimeve për provigjionime (fondet që bankat vënë mënjanë për të mbuluar kreditë e pakthyera në afat nga bankat). Për 9 mujorin, shpenzimet për provigjionime ishin vetëm 1.6 miliardë lekë, me një rënie prej 87% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke bërë që sistemi të rikuperojë rreth 12 miliardë lekë.

Më herët guvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi se huatë me probleme shënuan një tjetër rënie gjatë muajit shtator, duke zbritur në 14.7%, duke arritur një tjetër rekord, teksa ku është niveli më i ulët i regjistruar që nga tremujori i parë i vitit 2011, kur ky tregues ishte 14.4%.

Ulja e kredive me probleme ka bërë që bankat të rikuperojnë fondet që i kishin lënë si provigjione.

Ndërkohë, të ardhurat neto si nga interesi, ashtu dhe nga aktivitete të tjera kanë qenë në rënie. Të ardhurat neto nga interesi ranë me 4% në 33.3 miliardë lekë.

Të ardhurat neto nga aktivitete të tjera ranë me 12% në 6.4 miliardë lekë.

Për shkak të shpenzimeve për provigjione, sistemi bankar ka shënuar luhatje të mëdha nga njëri vit në tjetrin. Pas humbjeve në vitin 2013, sistemi e mori veten në 2015-n, ndërsa në 2016-n fitim u përgjysmua sërish, për të arritur nivele rekord në 2017-n (shih grafikun).

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nis puna në dogana, Kapshtica dhe Kakavija i rikthehen normalitetit
Previous article Gripi alarmon, 100 mijë vaksina falas në poliklinika

xhesi.editor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT