Ditën e sotme Spanja shënon një përmirësim të lehtë në pandeminë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 683 persona duke e çuar në 15 238 numrin total të vdekjeve.
Dje numri i të vdekurve në vend ishte 757. Ngadalësim shënoi dhe përhapja e Covid-19 në Spanjë. Që prej shpërthimit të pandemisë, në këtë shtet europian janë infektuar 152.446 njerëz ndërsa 52 165, janë shëruar.
Ndërkohë kryeministri, Pedro Sanchez mbështeti propozimin për të shtyrë gjendjen e emergjencës deri më 26 prill. Ai tha se masat në fuqi do të qëndrojnë, pasi shërbejnë për të kontrolluar pandeminë.
(BalkanWeb)


