• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIE MBËSHTETJA NDAJ ANGELA MERKEL/ Ku dështoi që po humb votues
Home
Nderkombetare

BIE MBËSHTETJA NDAJ ANGELA MERKEL/ Ku dështoi që po humb votues

15 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, Unioni Demokristian (CDU) ka shënuar humbje më 14 mars në dy shtete kyçe në zgjedhjet rajonale.

Ky rezultat pritet të përcaktojë rrugën politike për pasardhësin e Merkelit, që do të zgjidhet më vonë gjatë këtij viti.

Mbështetja ndaj CDU-së kanë rënë në 24.1 për qind në landin Baden-Wuerttemberg dhe në 27.7 për qind në vendin fqinj Rhineland-Palatinate, sipas të dhënat preliminare.

Rezultatet kanë qenë më të dobëtat ndonjëherë për CDU-në në këto dy shtete, mirëpo zyrtarë partiakë kanë thënë se rezultatet mund të ndryshojnë për shkak të dërgimit të shumë votave me postë.

“Kjo nuk është natë e mirë e zgjedhjeve për CDU-në”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Paul Ziemiak, duke thënë se këto vota reflektojnë pakënaqësi në rritje, moskuptim dhe mungesën e durimit ndaj qeverisë për menaxhim të pandemisë së koronavirusit.

Partia Demokristiane dhe partia e saj simotër Unioni Socialkristian CSU, janë dëmtuar edhe nga supozimet se dy ligjvënës kanë përfituar nga marrëveshjet e hershme për blerje të maskave në pandemi.

Zgjedhjet në Gjermani janë mbajtur në një periudhë të rritjes së shkallës së infektimit me koronavirus.

Në këto zgjedhje, popullariteti ndaj Partisë së Gjelbër është rritur, teksa shtohen shqetësimet për ndryshime klimatike, andaj kjo parti mund të ketë ndikim të madh në zgjedhjet kombëtare, që pritet të mbahen në shtator.

Në të dyja këto shtete, partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë ka pasur rezultat më të dobët se më 2016, mirëpo sërish ka siguruar 10 për qind të votave.

Të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me këtë parti në një koalicion qeveritar./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ELEMINUA NGA "PËR´PUTHEN"/ Almendi fton në kërcim Alesia Bamin: Meqë dola beqar nga emisioni...
Previous article "100 DITË, 100 ARRITJE"/ Rama: Sot 55 mijë studentë përfitojnë shërbime falas përmes kartës së studentit, në...

s.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT