• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIDEN ZHVILLON BISEDËN E PARË ME KRYEMINISTRIN BRITANIK/ Shtëpia e Bardhë: Dakordësi për mbështetjen e Ukrainës, për Kinën…
Home
Nderkombetare

BIDEN ZHVILLON BISEDËN E PARË ME KRYEMINISTRIN BRITANIK/ Shtëpia e Bardhë: Dakordësi për mbështetjen e Ukrainës, për Kinën…

26 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak ranë dakord gjatë bisedimeve të martën që të punojnë së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe për t’i bërë ballë Kinës, tha Shtëpia e Bardhë.

Ata folën për herë të parë disa orë pasi Sunak u bë kryeministri i tretë i Britanisë, duke trashëguar një krizë ekonomike pas dorëheqjes së Liz Truss, mandati i së cilës zgjati disa ditë.

Biden dhe Sunak riafirmuan “marrëdhëniet speciale” midis SHBA dhe Britanisë dhe thanë se do të punojnë së bashku për të avancuar sigurinë dhe prosperitetin global, tha Shtëpia e Bardhë në një përmbledhje të bisedës mes liderëve të vendeve anglishtfolëse.

“Udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e punës së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj”, thuhet në deklaratë për luftën e shkaktuar nga pushtimi rus.

Sunak i ka premtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, se mbështetja e Britanisë për Ukrainën do të jetë e qëndrueshme dhe “aq e fortë se kurrë nën kryesinë e tij”, ka thënë një zëdhënës i Downing Street. “Kryeministri tha se Presidenti Zelenskiy mund të mbështetet tek qeveria britanike për solidaritet të vazhdueshëm. Të dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën për të vazhduar presionin mbi regjimin barbar të Putinit përmes sanksioneve të vazhdueshme ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË SHQIPËRI/ Jim Belushi “certifikon” Lazaratin, aktori e konsideron vendin e duhur për kultivimin e kanabisit
Previous article TENTOI TË VRISTE NJË PERSON ME SNAJPER/ Apeli shpall të pafajshëm Ergys Kolaverin

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT