• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIDEN SË SHPEJTI BISEDIME ME KINËN/ Ja çfarë po planifikon kreu i Shtëpisë së Bardhë
Home
Nderkombetare

BIDEN SË SHPEJTI BISEDIME ME KINËN/ Ja çfarë po planifikon kreu i Shtëpisë së Bardhë

18 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se ka në plan të bisedojë së shpejti me udhëheqësin kinez Xi Jinping ndërsa po shqyrton mundësinë e heqjes së disa tarifave të vendosura ndaj mallrave kineze gjatë administratës së zotit Trump.

Presidenti Biden nuk dha detaje mbi kohën se kur do të zhvillohej biseda, por tha se po i afrohej një vendimi lidhur me fatin e tarifave ekonomike.

“Ndodhem në pikën që duhet të vendos se çfarë do të bëj“, u tha zoti Biden gazetarëve në një shkëmbim të shkurtër pas një xhiroje me biçikletë pranë shtëpisë së tij në plazh, në Dellauer.

Ndihmësit që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare dhe ekonomike janë drejt përfundimit të një procesi rishikimi të politikave tarifore të SHBA-ve dhe dhënies së rekomandimeve për presidentin.

Sipas tarifave të vendosura nën Presidentin Donald Trump ndaj produkteve kineze në vlerën e miliarda dollarëve u vendos një tarifë prej 25%. Tarifat kishin për qëllim të reduktonin deficitin tregtar të SHBA-ve dhe të detyronin Kinën të adoptonte praktika më të drejta.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen bëri thirrje së fundmi për eliminimin e disa prej këtyre tarifave për të luftuar inflacionin në Shtetet e Bashkuara. Të tjerë zyrtarë të administratës Biden, mes tyre edhe përfaqësuesja amerikane për Tregtinë Katherine Tai, kanë ngritur shqetësime rreth lehtësimit të këtyre tarifave, në një kohë kur Kina, nuk i është përmbajtur marrëveshjeve të saj për blerjen e produkteve amerikane.

Ajo tha se i shihte tarifat si “një mjet” në atë që e quajti “kutia e mjeteve të politikës ekonomike” që mund të konsiderohej, por së bashku me “shumë mjete të tjera në dispozicionin tonë”, sikurse u shpreh ajo.

“Për ne ka rëndësi të madhe që asgjë që ne ndërmarrim në planin afat të shkurtër të mos minojë qëllim e madhtonin”, tha zonja Tai për agjencinë “Associated Press” gjatë një interviste dhënë muajin e kaluar./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Rusët godasin me raketa depot e naftës në një nga rajonet e Ukrainës
Previous article FAMILJARËT LAJMËRUAN SE KISHTE VDEKUR/ Policia zbulon se qytetarit në Elbasan i kishte rënë të fikët

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT